Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 29 giugno 2012

Kim: Nuk ndjehem rehat me trupin tim


Kim Kardashian thotë se asnjëherë nuk do të ndjehet mirë me trupin e saj pavarësisht se konsiderohet si një ndër femrat më seksi në botë. “Jam përfeksioniste dhe nuk mendoj se ndjehem mirë asnjëherë me trupin tim”,


Elvana Gjata perfiton nje Fiat 500c falas


Ka qene nje vit i mbare nga ana financiare ky, per Elvana Gjaten. Kengetarja e cila mesohet se eshte nje nder me te paguarat ne Shqiperi, kete vit u shpall fituese e Dancing With the Stars duke perfituar nje apartament.

Fluturon Rozana


Në këto ditë vape, Rozi nuk kursehet për fansat e saj. Ajo ka pranuar që të ngritet në ajër, për t’i falur publikut performancë të veçantë.

Miriam Cami: Lidhja ime me Albanin dhe planet per martese


Është një nga personazhet më të veçantë, me një thjeshtësi dhe pozitivitet që e reflekton sapo e takon. Ka një zë të veçantë dhe një karrierë për t’u admiruar në Shqipëri dhe Gjermani. Fitoi mjaft pikë në edicionin e parë të “The Voice”, ku tregoi profesionalitetin e saj, por edhe një përkushtim të madh për talentet e rinj. Miriam Cani vjen në këtë intervistë duke treguar pak më shumë për projektet e kësaj vere, ku veç disa pushimeve që mezi i prêt, sërish skena dhe muzika do të jenë të parat në listën e angazhimeve të saj. Tani ajo e ndan jetën e saj mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe thotë se të dy vendet janë të rëndësishëm si për të ashtu edhe për Albanin.

Enkeleda Zeko: Unë tifozja e Italisë që nuk do t’i braktis kurrë emisionet sportive


Enkeleda Zeko, gazetarja e njohur e TVSH-së, sidomos tani gjatë që gjatë EURO 2012 është edhe ikonë televizive, pasi sytë e çdo sportdashësi janë drejtuar drejt sportit dhe emisionit të saj. Dhe ajo kurrë nuk i zhgënjen teleshikuesit me aftësinë e saj dhe të ftuarit e saj. Në një intervistë për “Tirana Observer” ajo rrëfen jetën e saj sportive. Ajo tregon që është tifoze e Italisë dhe se kurrë nuk do ta braktisë sportin.


Diana Avdiu, e bukura e ‘Miss Universe Kosova 2012’


Diana është njëra prej vajzave, e cila nuk ka dashur që ëndrra e saj e kahershme të mbetet në sirtar. Tashmë ajo ka një karrierë, një emër, një ëndrra të realizuar dhe synime për të qëndruar në botën e spektaklit….


Martina Ivezaj: Dua të jem vetvetja dhe jo dikush tjetër


Martina Ivezaj këtë vit po arrin suksese të jashtëzakonshme në Gjermani. Prej shumë vjetësh jeton atje së bashku me familjen. Emri i saj u shfaq disa vjet më parë duke u lakuar në mediumin e vendit ku jeton, si shqiptarja që po sfidon shumë vende të botës në konkurset e bukurisë


giovedì 28 giugno 2012

Anxhela Martini foto nudo buzë detit


Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Twitter një foto të modeles së famshme Anxhela Martini. Në këtë foto foto Martini ka pozuar nudo në plazh, duke provokuar me format dhe linjat e saj të përkryera. Ndërkohë Berisha bashkangjitur me foton ka shkruar dhe një koment në anglisht për Martinin.

Adelina Tahiri nderron lekure


Të gjithë artistët po përgatiten sa më parë që të jenë në treg gjatë kësaj stine të nxehtë me një këngë.

Edhe këngëtarja Adelina Tahiri po përgatitet për videon e re dhe ajo duket sikur e ka ndërruar edhe lëkurën, nga një bionde e bukur në një zezake “hot”.

Nxehtë me Rovena Stefen


Kanë ardhur ditët e nxehta, vapa na mbyti. Por, edhe më shumë nxehtë vjen kur shohim këtë foto ekskluzive në cep të pishinës së këngëtares së hiteve shqiptare, Rovena Stefa.

Eliza Dushku bashkon shqiptarët në Amerikë


Eliza në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë të Amerikës organizon një mbrëmje të quajtur “Një mbrëmje nën yjet shqiptare”.

Ajo mban një tatuazh të flamurit kombëtar shqiptar në kurrizin e saj, ndërsa ai lokalit të tij i vuri emrin e vendit të tij, prej nga kishte emigruar prej dy dekadash. Në pamje të parë, aktorja hollivudiane Eliza Dushku dhe pronari i një lokali Leo Keka, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët. Por ata e kanë një të përbashkët: që të dy me krenari e kanë përqafuar trashëgiminë e tyre shqiptare.

Në pritje të Miss Shqipërisë


Mbrëmja e së premtes do të shënojë finalen e garës të bukurisë të “Miss Shqipëria” . 31 konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para. Të mbledhura në grupe bukuroshet shqiptare kanë prekur tokën dhe detin, nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Për herë të parë këtë vit vajzat kanë kapërcyer kufirin edhe në drejtim të perëndimit. Nëse vitet e shkuara udhëtimet kanë ndalur në Mal të Zi apo Maqedoni, sivjet destinacion ka qenë Italia.

mercoledì 27 giugno 2012

Roberti i Nora Istrefit tregon muskujt


Edhe muzikanti i njohur tashmë ka kohë si i dashuri i Nora Istrefit, që përbëjnë kështu një nga çiftet më simpatike të estradës kosovare, Robert Berisha vazhdon të reklamohet nëpërmjet fotove.

Këtë foto që zbuluam tregohet Roberti dhe tatuazhet e tij duke forcuar muskujt, me siguri gjatë ushtrimeve në fitnes. Por kush ia ka bërë foton? Ndoshta Nora?


Aurela Gaçe sjell hitin e verës “Boom, boom, boom”


K ëngëtarja energjike Aure la Gace ka lançur këngën e saj më të re, “Boom, boom, boom”, një këngë me shumë ritëm, siç e kishte paralajmëruar edhe këngëtarja vetë në faqen e saj në “Facebook”, e cila duhet të dëgjohet me zërin në maksimum. “Boom” është vërtet nga titulli që ka pikërisht edhe përmbajtjen e këngës, teksti e sidomos refreni i këngës është “Boom, jepi volum edhe më shumë”, te ngrenë adrenalinën edhe e bëjnë një këngë shumë verore, pasi dihet se stina e verës ka nevojë për ritëm e gjallëri.


Shqipëria marshon drejt Prishtinës


Klubet kosovare janë bërë vendtakim i këngëtarëve të njohur të Shqipërisë, të cilët kanë gjetur strehë nëpër to. Elvana Gjata ishte ajo që dridhi skenën javën e kaluar, kurse të mërkurën është radha e Florit me Klajdi Harunin, që do ta sjellin “live” “Mamicën” e tyre në Duplex.


Dy minuta me mbrëmjet e Gentës


Këngëtarja Genta Ismajli ka shkruar në facebook se do të sjellë video dyminutëshe për çdo koncert që do ta mbajë gjatë verës.


Albana Osmani: S’kam ambicie për këngëtare, por për botën e show-t


Gjithçka nisi si një shaka mes miqsh… Rezultati?! Një këngë e re e sapoprezantuar në tregun muzikor shqiptar. Albana Osmani provon të vihet në vendin e atyre që ka prezantuar në skenat muzikore dhe në ekranin e “Top Channel”, duke bashkëpunuar me Mentor Hazirin, solistin e grupit kosovar “Kthjellu”

Drita D’Avanzo: Jam krenare per prejardhjen time Shqiptare


Eshte shqiptare dhe njihet si nje nga yjet e televizionit amerikan. Drita D’Avanzo, mund te renditet pa frike ne listen e personazheve qe na bejne te ndihemi krenare… E angazhuar ne nje prej spektakleve me te ndjekur atje, Drita ka arritur te kthehet me kohen ne nje prej figurave me te dashura te ekranit. Ne kete interviste ekskluzive per “Bluetooth”, shqiptarja e “Mob Wives” rrefen rrugetimin e saj ne televizion, jeten ne Amerike, familjen, divorcin, deshiren e madhe qe ka per te ardhur ne Shqiperi dhe lidhjet me shqiptaret e famshme Rita Ora dhe Bleona Qereti.

martedì 26 giugno 2012

Format voluminoze të Billie Faiers


Billie Faiers duket se ka investuar konsiderueshëm në të brendshmet. Pas udhëtimit në Marbella për të filmuar episodet
special të “Towie”, motrat Sam dhe Billie Faiers kanë mbërritur në Las vegas për të bërë pak pushime.

Victoria shkundet mbi jaht (fotot)


Victoria Silvtedt është e njohur për performancat e saja të shpeshta në bikini dhe format trupore ideale. Modelja suedeze është rikthyer sërish ndërsa është fotografuar mbi një jaht në Monako duke kërcyer me pasion.

E “dashuruar” me gjinjtë e saj


Jessica Simpson deri në fund të vitit dëshiron të dobësohet dhe t’i ketë 60 kilogramë.

Por para kësaj, si duket po “kënaqet” me dekoltenë e saj të majme të cilën ia mundësoi shtatzënia dhe kilogramët e shtuar kështu që vendosi t’i fotografojë gjinjtë e saj dhe foton ta publikojë në “Twitter” së bashku me komentin: “Po eci nëpër bllok… A është kjo legale?”.


Femra më sexy në botë (FOTO)


Sipas përzgjedhjes së lexuesve të revistës “FHM”, 26-vjeçarja, bukuroshja nga Afrika e Jugut, Genevieve Morton, i mposhti dhe i la pas vetes shumë bukuroshe të famshme.

Genevieve për herë të parë është paraqitur në revistën e njohur “Sports Illustrated Swimsuit Issue” para dy vitesh, dhe pas kësaj filloi të paraqitet në kampanja të ndryshme si modele, por edhe i zbukuroi numrin e madh të revistave me fotografitë e saja.

Vetvriten dy vajza të reja për motive nderi e dinjiteti, kjo është historia e tyre


Lajmi i parë. Quhej Brinjola Lami. Studente. 21 vjeçare. Nga Korça. E dashuruar. Pardje u nda nga jeta. U vetvra. Me pistoletën e të atit, që punon polic. U vetvra, ngaqë nuk mundi të duronte faktin që i dashuri e kish tradhëtuar me një tjetër. E kish parë, teksa e tradhëtonte. Ish kthyer në shtëpi, në Korçë, e tronditur, dhe ia kish thënë nënës atë që kish ndodhur.

Jennifer Lopez e nxehtë në bikini (fotot)


Jennifer Lopez duket se ka vendosur të bëjë një shkëputje të vogël nga turnetë e saj nëpër vende të ndryshme të botës dhe ti përkushtohet familjes.


Bikinit si bëjnë punë Billie Faiers


Duket se më së shumti shihet duke reklamuar lloje të ndryshme veshjesh por Billie Faiers nuk ka zgjedhur bikinit e duhura për të bërë pushime rehat nën rrezet e diellit.


Si u prit Noizy ne Prishtine (Video)


Fjale te shumta gjithandej, mund te vij ne prishtine mund tmos vije, mund ta mbaje koncertin mund tmos e mbaje, e rrahen dhe i rrahu kto kane qene fjalet e njerezve kohet e fundit neper media vizive dhe te shkruar.


Nora Istrefi rruan flokët (FOTO)


Këngëtarja e mirënjohur Nora Istrefi e cila njihet për stilin e saj të veçantë ka bërë edhe befasinë e radhës për adhuruesit e saj.


Këngëtarët rrëfejnë privatësinë, sa herë bëjnë seks


A keni menduar ndonjëherë se do të vijë dita kur edhe këngëtarët shqiptarë do të flasin hapur për ndjesitë dhe aktivitetin e tyre seksual? Flasin hapur këngëtarët Ardit Stafa (fitues i Vip Shpija edicioni i dytë), reperi Real 1, këngëtarja Shota Baraliu si dhe Berkani e Fuga.


Argjentina behet gati te depertoje ne Holande si kengetare…



’Kam regjistruar disa kenge ne Holande, jane ne gjuhen angleze, por ende nuk kam vendosur kur do te publikohen, pasi atje procedurat jane me ndryshe se te ne’’, keshtu ka pohuar kengetarja e njohur Argjentina Ramosaj. Ajo po behet gati te depertoje edhe ne Holande si kengetare, por duke mos lene anash edhe skenen shqiptare pasi per momentin eshte duke realizuar nje bashkepunim me reperin Vigg Popa.

Livia Koka, shqiptarja e vogël me ëndrra të mëdha


Adoleshentja nga Tirana, Livia Kola, ka prezantuar këngët e saj të para në diskotekat amerikane.

Livia K. tingëllon si një emër amerikan. Por në fakt është një vajzë nga Tirana, e vendosur prej një dekade në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një ëndërr të madhe, si çdo adoleshent. Të bëjë muzikë dhe të jetë e njohur në gjithë botën. Por nëse për disa ëndrrat mbeten në sirtar, per vajzën që iku në moshën 10 vjeçare nga Tirana një dritë jeshile eshtë shfaqur në sfond. Ka pasur fatin të takoj producentin dhe kantautorin e njohur Kingsley Gardner, (i cili ka punuar me Mya, Das Efx, Diana King & Billy Crawford). Pikërisht ai ka pikasur Livian në një audicion në New York. Kur ai dëgjoi dy këngët e saj origjinale, të krijuara nga Livia dhe të luajtura prej saj në piano ai nuk kishte dyshime se Livia është një artiste e re e talentuar.

Julka Gramo: Gjërat për të cilat ndihem me fat


Julka Gramo së fundmi i është rikthyer këngës dhe skenës. Këtë e ka bërë me një këngë shumë të veçantë, me të cilën ka konkurruar në “Top-Fest 9”, “Për mua je dashuri”. Aktualisht, ajo ka një program në radio NRG, si dhe tregon se do të ketë disa projekte mjaft surprizuese në muzikë. Në këtë intervistë me Julkën nuk mund të mos flasim për përkushtimin e saj si nënë, por edhe pak për jetën në çift për të cilën ajo shprehet: “Unë në fakt kam qenë një person që nuk kam menduar se dashuria e përjetshme zgjat, që një çift mund të jetojë kaq shumë vite bashkë. Tani jam duke e jetuar, dhe them po, po, paska dashuri që zgjat shumë vite(qesh). Shpresoj që të zgjasë ashtu sikurse ka zgjatur dashuria e prindërve tanë”. Ndërkohë, për artistët Julka thotë se ajo që mungon është spektakli; “këngëtari nuk duhet vetëm të këndojë, por edhe të dhurojë spektakël”.

Eneda Tarifa: Pse nuk me pelqen martesa


Per Eneda Tarifen, ceremonite serioze ne jete jane konvencion, ndersa spektaklet plot humor si “Portokalli” jane arsyeja qe nje artist me shpirt melankolik te zbrese me kembe ne toke. Per martesen dhe pritjen e nje femije ajo thote se nuk ka ndermend te beje plane. Festoi 30-vjetorin ne nje darke krejtesisht private, ndersa po jeton karriere ndryshe ne televizion. Planet per muzike ne vere dhe gjithcka mbi lidhjen 15-vjecare te dashurise me Erion Zaloshnjen i zbulon ne kete interviste.

lunedì 25 giugno 2012

Gerta dhe Liami në lidhje sekrete, punojnë bashkë në club-e për “alibi”


Flirti mes tyre brenda lojës në shtëpinë e “Big Brother 5” nuk mund të konsiderohej aq i papërfillshëm. Fakti që Liami dhe Gerta fjetën bashkë në prani të kamerave, duket se nuk ishte aq i rastësishëm sa ata pohuan. Mes tyre kishte një tërheqje fizike, dhe arsyeja e një stepjeje për ta pohuar ndoshta ishte pikërisht fakti se Liami luajti me statusin “i dashuruar”.

Tuna vjen me një super klip



Pop ylli shqiptar, Tuna, ka lansuar këngën e re të titulluar “I Asaj”, të cilës këngë dhe ia ka shoqëruar një videolip të jashtëzakonshëm.
Kënga është punuar nga Vig Poppa dhe Cekic, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Entermedia.

Aurela Gaçe fansave: Bëhuni gati të ngrini volumin

Është paksa hermetike në dhënien e ndonjë informacioni konkret edhe kur vjen puna për këngë që kanë përfunduar. Fjalët e saj janë këto: ‘ Kënga më e re, shumë shpejt në ekran, youtube, facebook dhe sigurisht në makinat tuaja. Një zjarr i ri në këto ditë vere’.





Afërdita Dreshaj: Kontrata me “Birra Tirana”, më e mirë se reklamat ne SHBA



Ishte vetëm 12 vjeç atëherë kur këndoi për herë të parë. Më pas e la këngën për vite me radhë e u fut në botën e modelimit dhe bukurisë. Sot, padyshim Afërdita Dreshaj është një ndër vajzat më interesante të botës së bukurisë në hapësirën shqiptare. Së fundi provoi edhe të vallëzojë përkrah yjeve të tjerë, ndërsa nuk kaloi pa “u peshkuar” për të qenë imazhi i “Birra Tirana”.
Nën të kuqe dhe me birrën Tirana, Afërdita duket “ndjellëse” në këtë verë, për të cilën duket se artistja e re ka shumë për të treguar…

Rezarta: Rozana synonte bashkëshortin tim


Ka mbaruar në favor të këngëtares Rezarta Shkurta gjyqi maratonë, i cili i ka fillesat e tij në dhjetor të vitit 2010. Janë zhvilluar plot 23 seanca gjyqësore duke e kthyer këtë proces në një kuriozitet më vete e duke bërë që shumë fansa të këngëtareve Shkurta dhe Radi të hamendësojnë se kush do të dalë fitimtare në fund. Përgjatë një viti e gjysmë beteje ligjore, çdo lajm mbi karrierën e dy këngëtareve kaloi pothuajse në plan të dytë, ndërkohë që pritja e gjatë e bënte më të ethshëm padurimin për të mësuar fjalën e fundit të drejtësisë.

Genta zhvishet përsëri : “Kam zënë të dashur me lekë” (Foto)



Përveçse ishte personazhi më i përfolur në këtë edicion të BB, Genta Gjalpi është dhe personazhi më interesant për momentin për shkak të batutave që thotë gjithmonë, ngado që shfaqet. Ajo vjen në një intervistë të bukur për ‘’Panorama plus’’ duke u përgjigjur me rimë, ndërsa urojmë që lexuesve t’u pëlqejë. Për çfarë flet Genta, lexoni në vazhdim…

Zajmina diplomohet, tashmë kemi arkitekten më seksi


Rastësisht kaluam dhe hulumtuam në profilin e këngëtares Zajmina Vasjari, e cila nuk e mban më emrin e saj për shkak të kërkesave të shumta të miqësisë, por që aty mban vetëm të njohurit dhe miqtë e saj, dhe zbuluam shumë projekte që i ka punuar vetë këngëtarja e cila studion për Arkitekturë. Shpesh e ka thënë që është studente e shkëlyer, dhe kjo gjë vërtetohet edhe nga projekt-detyrat të cilat i kishte punuar vetë ajo.

Fjolla Morina ndahet nga i dashuri, Kushtrim Geci


‘’Ka kohë që njerëzit kanë dashur të më shohin me dikë dhe shpeshherë edhe kanë spekuluar për lidhje të ndryshme që gjoja kam pasur, mirëpo unë gjithnjë i kam përgënjeshtruar dhe u kam thënë se në momentin kur ta gjej princin e ëndrrave do ta bëj publike. Dhe kështu fillimi i vitit 2012 solli fat në dashuri për mua, sepse takova princin tim. Tani jam në një lidhje me dikë që e dua shumë dhe do ta dua deri në frymën time të fundit.

Rozana Radi: Gjithnje fajtori del i pafajshem…


Dy dite me pare, Gjykata e Tiranes pushoi ceshtjen e sherrit Rozi-Rezi, duke e shpallur kete te fundit te pafajshme. Me marrjen e pafajesise, kengetarja Shkurta publikoi nje status ne Facebook, ku shkruante vec te tjerash se, tashme e ka ajo radhen ta hedhe Rozin ne gjyq, per prishje te imazhit. Lidhur me procesin gjyqesor ne teresi, me ‘paralajmerimin’ qe i ka bere Rezi, por edhe me te rejat me te fundit ne jeten e saj artistike, Rozana Radi, kengetarja e dashur e publikut shqiptar, vjen sot me nje interviste ne “Bluetooth”, ku shpreh indinjaten e saj per vendimin e Gjykates se Tiranes…Cfare thote tjeter ajo?! E zbulojme bashke.

Elvana dhe Flori, 4 mijë euro për një natë


Duket se dyshja e suksesshme Elvana Gjata dhe Florian Mumajesi, paguhen shumë mirë nëpër koncertet e tyre. Ata paguhen rreth 4 mijë euro për çdo koncert ku marrin pjesë. Këtë fakt e ka bërë të ditur ish-konkurrenti i BB5, Dritan Zenuni, i cili është menaxher në një klubet e natës në Tiranë.

Enca Haxhia: Këngëtaret të cilave dua t’i ngjaj


Enca, është emri më i ri në arenën e muzikës shqiptare. Këngëtarja 16-vjeçare, e cila sapo ka publikuar klipin e saj të parë: “The Best Of”, vjen në një intervistë të shkurtër për “Bluetooth”, ku rrëfen detaje për këngën e re dhe bashkëpunimin me “Big City Studio’s”.

Xhemi dhe polici i “Portokallisë”, prezantues të “Summer Fest”





Siç besojmë se e keni parë tashmë dhe në ekran, pritet që këto ditë në qytetet bregdetare shqiptare, “Top Channel” të nisë një ‘ festival bar’. “Summer Fest”, është festivali që pritet të bëjë bashkë emra shumë të njohur të skenës shqiptare.

Vesa Luma: Kam nevojë për pushime


Angazhimet e shumta duket se e kanë lodhur shumë Vesa Lumën. Madje edhe stina e nxehtë ka nisur me mjaft projekte, ndaj pushimet duket se janë të largëta për këngëtaren simpatike.

sabato 23 giugno 2012

Fotot e nxehta të Shkëndije Mujaj



Dëshiron gjinjë më të vegjël

Ermal Mamaqi ft. Dr. Flori – Ku ka si Tirona (Video)


Prezentuesi televiziv, humoristi e këngëtari Ermal Mamaqi, ka realizuar një këngë në bashkëpunim me Dr Florin.
Kënga e titulluar “Ku ka si Tirona”, flet për fëmijërinë dhe rininë e dy këngëtarëve të kaluar në kryeqytetin shqiptar.

Anxhela motivohet nga i nxehti

Modelja shqiptare Anxhela Martini, e cila jeton dhe vepron në Nju Jork, tashmë ka hapur kompaninë e saj të bikinive.

Anxhela përveç si modele, tash ka filluar punën edhe në industrinë e modës, duke krijuar linjë të veshjeve të brendshme që mban markën ‘Martini Bikini Collection’.

Erioni anulon transmetimin e filmit


‘’Në TV nuk më njohin autorësinë dhe nuk më japin fitimet mujore, do e shes në DVD’’

Erion Murizi, djali shqiptar që mori guximin të realizojë një projekt të zhanrit të nxehtë, si duket po gjendet në telashe për transmetimin e këtij projekti, ku për herë të parë shfaqet një film i nxehtë porno me aktorë shqiptarë. Lajmi i publikuar në ‘’Panorama plus’’ para pak kohësh bëri bujë të madhe në shumë media dhe në opinion, ku Erioni është rrëfyer për herë të parë për projektin e tij, ku ai vetë ishte në rolin e regjisorit.