venerdì 29 giugno 2012
Miriam Cami: Lidhja ime me Albanin dhe planet per martese
Është një nga personazhet më të veçantë, me një thjeshtësi dhe pozitivitet që e reflekton sapo e takon. Ka një zë të veçantë dhe një karrierë për t’u admiruar në Shqipëri dhe Gjermani. Fitoi mjaft pikë në edicionin e parë të “The Voice”, ku tregoi profesionalitetin e saj, por edhe një përkushtim të madh për talentet e rinj. Miriam Cani vjen në këtë intervistë duke treguar pak më shumë për projektet e kësaj vere, ku veç disa pushimeve që mezi i prêt, sërish skena dhe muzika do të jenë të parat në listën e angazhimeve të saj. Tani ajo e ndan jetën e saj mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe thotë se të dy vendet janë të rëndësishëm si për të ashtu edhe për Albanin.
Enkeleda Zeko: Unë tifozja e Italisë që nuk do t’i braktis kurrë emisionet sportive
Enkeleda Zeko, gazetarja e njohur e TVSH-së, sidomos tani gjatë që gjatë EURO 2012 është edhe ikonë televizive, pasi sytë e çdo sportdashësi janë drejtuar drejt sportit dhe emisionit të saj. Dhe ajo kurrë nuk i zhgënjen teleshikuesit me aftësinë e saj dhe të ftuarit e saj. Në një intervistë për “Tirana Observer” ajo rrëfen jetën e saj sportive. Ajo tregon që është tifoze e Italisë dhe se kurrë nuk do ta braktisë sportin.
giovedì 28 giugno 2012
Anxhela Martini foto nudo buzë detit
Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Twitter një foto të modeles së famshme Anxhela Martini. Në këtë foto foto Martini ka pozuar nudo në plazh, duke provokuar me format dhe linjat e saj të përkryera. Ndërkohë Berisha bashkangjitur me foton ka shkruar dhe një koment në anglisht për Martinin.
Eliza Dushku bashkon shqiptarët në Amerikë
Eliza në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë të Amerikës organizon një mbrëmje të quajtur “Një mbrëmje nën yjet shqiptare”.
Ajo mban një tatuazh të flamurit kombëtar shqiptar në kurrizin e saj, ndërsa ai lokalit të tij i vuri emrin e vendit të tij, prej nga kishte emigruar prej dy dekadash. Në pamje të parë, aktorja hollivudiane Eliza Dushku dhe pronari i një lokali Leo Keka, duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët. Por ata e kanë një të përbashkët: që të dy me krenari e kanë përqafuar trashëgiminë e tyre shqiptare.
Në pritje të Miss Shqipërisë
Mbrëmja e së premtes do të shënojë finalen e garës të bukurisë të “Miss Shqipëria” . 31 konkurrentet e këtij spektakli i kanë kapërcyer me kohë emocionet e ditëve të para. Të mbledhura në grupe bukuroshet shqiptare kanë prekur tokën dhe detin, nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Për herë të parë këtë vit vajzat kanë kapërcyer kufirin edhe në drejtim të perëndimit. Nëse vitet e shkuara udhëtimet kanë ndalur në Mal të Zi apo Maqedoni, sivjet destinacion ka qenë Italia.
mercoledì 27 giugno 2012
Roberti i Nora Istrefit tregon muskujt
Edhe muzikanti i njohur tashmë ka kohë si i dashuri i Nora Istrefit, që përbëjnë kështu një nga çiftet më simpatike të estradës kosovare, Robert Berisha vazhdon të reklamohet nëpërmjet fotove.
Këtë foto që zbuluam tregohet Roberti dhe tatuazhet e tij duke forcuar muskujt, me siguri gjatë ushtrimeve në fitnes. Por kush ia ka bërë foton? Ndoshta Nora?
Aurela Gaçe sjell hitin e verës “Boom, boom, boom”
K ëngëtarja energjike Aure la Gace ka lançur këngën e saj më të re, “Boom, boom, boom”, një këngë me shumë ritëm, siç e kishte paralajmëruar edhe këngëtarja vetë në faqen e saj në “Facebook”, e cila duhet të dëgjohet me zërin në maksimum. “Boom” është vërtet nga titulli që ka pikërisht edhe përmbajtjen e këngës, teksti e sidomos refreni i këngës është “Boom, jepi volum edhe më shumë”, te ngrenë adrenalinën edhe e bëjnë një këngë shumë verore, pasi dihet se stina e verës ka nevojë për ritëm e gjallëri.
Drita D’Avanzo: Jam krenare per prejardhjen time Shqiptare
Eshte shqiptare dhe njihet si nje nga yjet e televizionit amerikan. Drita D’Avanzo, mund te renditet pa frike ne listen e personazheve qe na bejne te ndihemi krenare… E angazhuar ne nje prej spektakleve me te ndjekur atje, Drita ka arritur te kthehet me kohen ne nje prej figurave me te dashura te ekranit. Ne kete interviste ekskluzive per “Bluetooth”, shqiptarja e “Mob Wives” rrefen rrugetimin e saj ne televizion, jeten ne Amerike, familjen, divorcin, deshiren e madhe qe ka per te ardhur ne Shqiperi dhe lidhjet me shqiptaret e famshme Rita Ora dhe Bleona Qereti.
martedì 26 giugno 2012
E “dashuruar” me gjinjtë e saj
Jessica Simpson deri në fund të vitit dëshiron të dobësohet dhe t’i ketë 60 kilogramë.
Por para kësaj, si duket po “kënaqet” me dekoltenë e saj të majme të cilën ia mundësoi shtatzënia dhe kilogramët e shtuar kështu që vendosi t’i fotografojë gjinjtë e saj dhe foton ta publikojë në “Twitter” së bashku me komentin: “Po eci nëpër bllok… A është kjo legale?”.
Femra më sexy në botë (FOTO)
Sipas përzgjedhjes së lexuesve të revistës “FHM”, 26-vjeçarja, bukuroshja nga Afrika e Jugut, Genevieve Morton, i mposhti dhe i la pas vetes shumë bukuroshe të famshme.
Genevieve për herë të parë është paraqitur në revistën e njohur “Sports Illustrated Swimsuit Issue” para dy vitesh, dhe pas kësaj filloi të paraqitet në kampanja të ndryshme si modele, por edhe i zbukuroi numrin e madh të revistave me fotografitë e saja.
Vetvriten dy vajza të reja për motive nderi e dinjiteti, kjo është historia e tyre
Lajmi i parë. Quhej Brinjola Lami. Studente. 21 vjeçare. Nga Korça. E dashuruar. Pardje u nda nga jeta. U vetvra. Me pistoletën e të atit, që punon polic. U vetvra, ngaqë nuk mundi të duronte faktin që i dashuri e kish tradhëtuar me një tjetër. E kish parë, teksa e tradhëtonte. Ish kthyer në shtëpi, në Korçë, e tronditur, dhe ia kish thënë nënës atë që kish ndodhur.
Argjentina behet gati te depertoje ne Holande si kengetare…
’Kam regjistruar disa kenge ne Holande, jane ne gjuhen angleze, por ende nuk kam vendosur kur do te publikohen, pasi atje procedurat jane me ndryshe se te ne’’, keshtu ka pohuar kengetarja e njohur Argjentina Ramosaj. Ajo po behet gati te depertoje edhe ne Holande si kengetare, por duke mos lene anash edhe skenen shqiptare pasi per momentin eshte duke realizuar nje bashkepunim me reperin Vigg Popa.
Livia Koka, shqiptarja e vogël me ëndrra të mëdha
Adoleshentja nga Tirana, Livia Kola, ka prezantuar këngët e saj të para në diskotekat amerikane.
Livia K. tingëllon si një emër amerikan. Por në fakt është një vajzë nga Tirana, e vendosur prej një dekade në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një ëndërr të madhe, si çdo adoleshent. Të bëjë muzikë dhe të jetë e njohur në gjithë botën. Por nëse për disa ëndrrat mbeten në sirtar, per vajzën që iku në moshën 10 vjeçare nga Tirana një dritë jeshile eshtë shfaqur në sfond. Ka pasur fatin të takoj producentin dhe kantautorin e njohur Kingsley Gardner, (i cili ka punuar me Mya, Das Efx, Diana King & Billy Crawford). Pikërisht ai ka pikasur Livian në një audicion në New York. Kur ai dëgjoi dy këngët e saj origjinale, të krijuara nga Livia dhe të luajtura prej saj në piano ai nuk kishte dyshime se Livia është një artiste e re e talentuar.
Julka Gramo: Gjërat për të cilat ndihem me fat
Julka Gramo së fundmi i është rikthyer këngës dhe skenës. Këtë e ka bërë me një këngë shumë të veçantë, me të cilën ka konkurruar në “Top-Fest 9”, “Për mua je dashuri”. Aktualisht, ajo ka një program në radio NRG, si dhe tregon se do të ketë disa projekte mjaft surprizuese në muzikë. Në këtë intervistë me Julkën nuk mund të mos flasim për përkushtimin e saj si nënë, por edhe pak për jetën në çift për të cilën ajo shprehet: “Unë në fakt kam qenë një person që nuk kam menduar se dashuria e përjetshme zgjat, që një çift mund të jetojë kaq shumë vite bashkë. Tani jam duke e jetuar, dhe them po, po, paska dashuri që zgjat shumë vite(qesh). Shpresoj që të zgjasë ashtu sikurse ka zgjatur dashuria e prindërve tanë”. Ndërkohë, për artistët Julka thotë se ajo që mungon është spektakli; “këngëtari nuk duhet vetëm të këndojë, por edhe të dhurojë spektakël”.
Eneda Tarifa: Pse nuk me pelqen martesa
Per Eneda Tarifen, ceremonite serioze ne jete jane konvencion, ndersa spektaklet plot humor si “Portokalli” jane arsyeja qe nje artist me shpirt melankolik te zbrese me kembe ne toke. Per martesen dhe pritjen e nje femije ajo thote se nuk ka ndermend te beje plane. Festoi 30-vjetorin ne nje darke krejtesisht private, ndersa po jeton karriere ndryshe ne televizion. Planet per muzike ne vere dhe gjithcka mbi lidhjen 15-vjecare te dashurise me Erion Zaloshnjen i zbulon ne kete interviste.
lunedì 25 giugno 2012
Gerta dhe Liami në lidhje sekrete, punojnë bashkë në club-e për “alibi”
Flirti mes tyre brenda lojës në shtëpinë e “Big Brother 5” nuk mund të konsiderohej aq i papërfillshëm. Fakti që Liami dhe Gerta fjetën bashkë në prani të kamerave, duket se nuk ishte aq i rastësishëm sa ata pohuan. Mes tyre kishte një tërheqje fizike, dhe arsyeja e një stepjeje për ta pohuar ndoshta ishte pikërisht fakti se Liami luajti me statusin “i dashuruar”.
Afërdita Dreshaj: Kontrata me “Birra Tirana”, më e mirë se reklamat ne SHBA
Ishte vetëm 12 vjeç atëherë kur këndoi për herë të parë. Më pas e la këngën për vite me radhë e u fut në botën e modelimit dhe bukurisë. Sot, padyshim Afërdita Dreshaj është një ndër vajzat më interesante të botës së bukurisë në hapësirën shqiptare. Së fundi provoi edhe të vallëzojë përkrah yjeve të tjerë, ndërsa nuk kaloi pa “u peshkuar” për të qenë imazhi i “Birra Tirana”.
Nën të kuqe dhe me birrën Tirana, Afërdita duket “ndjellëse” në këtë verë, për të cilën duket se artistja e re ka shumë për të treguar…
Rezarta: Rozana synonte bashkëshortin tim
Ka mbaruar në favor të këngëtares Rezarta Shkurta gjyqi maratonë, i cili i ka fillesat e tij në dhjetor të vitit 2010. Janë zhvilluar plot 23 seanca gjyqësore duke e kthyer këtë proces në një kuriozitet më vete e duke bërë që shumë fansa të këngëtareve Shkurta dhe Radi të hamendësojnë se kush do të dalë fitimtare në fund. Përgjatë një viti e gjysmë beteje ligjore, çdo lajm mbi karrierën e dy këngëtareve kaloi pothuajse në plan të dytë, ndërkohë që pritja e gjatë e bënte më të ethshëm padurimin për të mësuar fjalën e fundit të drejtësisë.
Genta zhvishet përsëri : “Kam zënë të dashur me lekë” (Foto)
Përveçse ishte personazhi më i përfolur në këtë edicion të BB, Genta Gjalpi është dhe personazhi më interesant për momentin për shkak të batutave që thotë gjithmonë, ngado që shfaqet. Ajo vjen në një intervistë të bukur për ‘’Panorama plus’’ duke u përgjigjur me rimë, ndërsa urojmë që lexuesve t’u pëlqejë. Për çfarë flet Genta, lexoni në vazhdim…
Zajmina diplomohet, tashmë kemi arkitekten më seksi
Rastësisht kaluam dhe hulumtuam në profilin e këngëtares Zajmina Vasjari, e cila nuk e mban më emrin e saj për shkak të kërkesave të shumta të miqësisë, por që aty mban vetëm të njohurit dhe miqtë e saj, dhe zbuluam shumë projekte që i ka punuar vetë këngëtarja e cila studion për Arkitekturë. Shpesh e ka thënë që është studente e shkëlyer, dhe kjo gjë vërtetohet edhe nga projekt-detyrat të cilat i kishte punuar vetë ajo.
Fjolla Morina ndahet nga i dashuri, Kushtrim Geci
‘’Ka kohë që njerëzit kanë dashur të më shohin me dikë dhe shpeshherë edhe kanë spekuluar për lidhje të ndryshme që gjoja kam pasur, mirëpo unë gjithnjë i kam përgënjeshtruar dhe u kam thënë se në momentin kur ta gjej princin e ëndrrave do ta bëj publike. Dhe kështu fillimi i vitit 2012 solli fat në dashuri për mua, sepse takova princin tim. Tani jam në një lidhje me dikë që e dua shumë dhe do ta dua deri në frymën time të fundit.
Rozana Radi: Gjithnje fajtori del i pafajshem…
Dy dite me pare, Gjykata e Tiranes pushoi ceshtjen e sherrit Rozi-Rezi, duke e shpallur kete te fundit te pafajshme. Me marrjen e pafajesise, kengetarja Shkurta publikoi nje status ne Facebook, ku shkruante vec te tjerash se, tashme e ka ajo radhen ta hedhe Rozin ne gjyq, per prishje te imazhit. Lidhur me procesin gjyqesor ne teresi, me ‘paralajmerimin’ qe i ka bere Rezi, por edhe me te rejat me te fundit ne jeten e saj artistike, Rozana Radi, kengetarja e dashur e publikut shqiptar, vjen sot me nje interviste ne “Bluetooth”, ku shpreh indinjaten e saj per vendimin e Gjykates se Tiranes…Cfare thote tjeter ajo?! E zbulojme bashke.
sabato 23 giugno 2012
Erioni anulon transmetimin e filmit
‘’Në TV nuk më njohin autorësinë dhe nuk më japin fitimet mujore, do e shes në DVD’’
Erion Murizi, djali shqiptar që mori guximin të realizojë një projekt të zhanrit të nxehtë, si duket po gjendet në telashe për transmetimin e këtij projekti, ku për herë të parë shfaqet një film i nxehtë porno me aktorë shqiptarë. Lajmi i publikuar në ‘’Panorama plus’’ para pak kohësh bëri bujë të madhe në shumë media dhe në opinion, ku Erioni është rrëfyer për herë të parë për projektin e tij, ku ai vetë ishte në rolin e regjisorit.
Iscriviti a:
Post (Atom)