Këngëtaret Adelina Tahiri dhe Afërdita Dreshaj duket të jenë lodhur nga fjalët e gazetarëve rreth miqësisë së tyre. Ato kanë shfrytëzuar rrjetin social Facebook për t’iu kundërpergjigjur të gjitha thashethemeve se miqësia e tyre është në krizë, pasi që kanë pasur mosmarrëveshje.
Kështu, Adelina në profilin e saj ka postuar një fotografi, ku shihet e shoqëruar me Afërditën. Fotografia përcjellet me këto fjalë: “Një deklaratë dhe një dëshmi për të gjithë gazëtarët!! Jemi bashkë dhe s’ka kush që na ndanë dhe na hidhëron … Kiss për të gjithë!”
Nessun commento:
Posta un commento