Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

mercoledì 20 giugno 2012

Adelina Tahiri, mesoni dieten time


Adelinën e gjejmë duke drekuar në një nga lokalet e Tiranës. Dhe kur e pyesim se cili është ushqimi i preferuar drejton gishtin në një nga pjatat që ka mbi tavolinë: Sallata e fshatit. Nëse deri më tani keni qenë kurioz të dini se kë ka të dashur Adelina dhe me kë është lidhur kohët e fundit ne kemi zgjedhur të flasim më të për marrëdhëniet, por jo ato me meshkujt, por me ushqimin.

Adelina Tahiri është e ftuara jonë e parë në këtë rubrikë. Këngëtarja, 12 javët e fundit ka qene prezent në Tiranë për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Dancing with The Stars”.
Gjatë kërcimit është vlerësuar gjithmonë e më shumë për linjat e saj të holla dhe trupin e tonifikuar. Kjo vihet re dhe në perfomancat e saj në klipet muzikore ku një nga pikat e forta është trupi.

Ndërsa i kërkojmë recetën për këtë pamje të saj, ajo na tregon se nuk ka mbajtur ndonjëherë dietë që mund të na japë këshillat e saj. Jam reduktuar në ëmbëlsira dhe brumra thotë ajo, por jo se kam zbatuar ndonjë recetë konkrete për të qenë kjo që jam.

Dhe mos e shihni Tahirin si një 20-vjeçare që vetëm di të këndojë, ajo shpesh vendos përparësen dhe kalon orë të tëra në kuzhinë jo duke skuqur vezën, por… speca të mbushura.

Adelina, cili është ushqimi juaj i preferuar?

Ja, ky që po ha tani, sallatë fshati.

Konsumon zakonisht ushqim në shtëpi apo në restorant?

T’ju them të drejtën kam tre muaj që nuk ha në shtëpi dhe më ka marrë malli. Kjo më ka ndodhur për shkak të angazhimeve, jo se nuk dua.

Gatuani ndonjëherë vetë?

Gatuaj, madje di të bëj shumë gjera jo vetëm ato të voglat që mund të imagjinoni ju (qesh).

Përshembull?

Për shembull një nga gatimet e mia të preferuara janë specat e mbushura, dhe më besoni, i bëj shumë mirë.


Po fasulet?

(qesh) Nuk e di, por ndoshta është nga ta paktat gjellë që nuk ha.

Ka të tjera gjellë që nuk i ha asnjëherë?

Të gjellërat që nuk ha është edhe gatimi me bishtaja ku futet edhe bizelja.

Cilin ushqim pëlqeni më shumë kur vini në Tiranë?

Ajo që më pëlqen më shumë dhe e konsumoj shpesh kur vijë në Shqipëri është pitja. Është edhe diçka që e konsumoj shpesh kur vij në Tiranë. Nuk ka ditë të mos e ha, dhe kjo është Trileçe. E bëjnë shumë mirë këtu, kam ngrenë dhe në vendet e tjera, por nuk e bëjnë si në Tiranë.

Brum domethënë… Po me makaronat si i ke marrëdhëniet?

Shumë të mira, madje i gatuaj mirë edhe vetë, për shembull ato me domate të freskëta.

Frutat?

Edhe dhe këto i kam pikë të dobët, por më shumë ato të detit. Jam konsumatore e rregullt e tyre, të paktën njëherë në javë.

Ha vaktet e rregullta apo vetëm kur të lejon puna?

Mundohem të ushqehem sipas vakteve, por më lëvizjet e shpeshta që bëjë nuk arrij dot t’i respektoj oraret e të ngrënit.

Hani në fast-food?

Jo, mund të më ketë ndodhur shumë rrallë. Kujdesem për veten, dhe insistoj të ha shëndetshëm aq sa mundem.

Fizikun e ke të trashëguar apo mban ndonjë dietë për të qenë kaq e hollë?

Besoj se e kam genetike, madje ndonjëherë dua të jem e shëndoshë, më pas,…sërish e dobët. Nuk kam mbajtur ndonjë dietë që mund t’ju jap recetën tani. Thjesht reduktohem në ëmbëlsira dhe në brumëra, por vështirë, një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës është edhe ushqimi, nuk dua t’ia privoj vetes këtë.

Pija e preferuar?

Uji dhe… vera e kuqe.

Të ka ndodhur të dehesh ndonjëherë?

Shumë rrallë, por edhe po u deha e kontrolloj veten.

Bio

Emri: Adelina

Mbiemri: Tahiri

Vendlindja: Maqedoni

Datëlindja: 3 Prill 1992

Profesioni: Këngëtare

Ëmbëlsira e preferuar: Trileçe

Gatimi i preferuar: Speca të mbushura

Gjella që nuk ha: Fasulet

Pergatiti Entela Resuli Gazeta Shekulli

Nessun commento:

Posta un commento