Një gardiane në Britaninë e Madhe është dënuar me një vit burg pasi pranoi se kishte këmbyer letra dashurie dhe telefonata erotike me katër të dënuar.
Zanib Khan, 27 vjeç, kishte bërë më shumë se dhjetë orë telefonata me të dënuar për vjedhje dhe trafik droge.
Pas arrestimit u zbulua se ajo kishte marrë një vërejtje pse nuk kishte zbuluar se babai i saj po kryente katër vite burg për krime të emigracionit dhe se i dashuri i saj ishte brenda për vjedhje.
Edhe pse Khan pranoi sjelljen e saj me katër të burgosur, policia dyshon se ajo kishte marrëdhënie edhe me tre të burgosur të tjerë.
Avokati i saj tha se pavarësisht se letrat e telefonatat kishin përmbajtje seksuale, gjithçka ishte thjesht fantazi./tema
Nessun commento:
Posta un commento