Linja provokuese, një ngjyrë për t’u admiruar dhe një buzëqeshje rrezëllitëse. Kjo është ajo ç’ka na ka ofruar këngëtarja Afërdita Dreshaj, përmes fotove të saj në një kompleks pishinash. Siç shihet qartë, trupi i këngëtares është ‘ulërimë’.
Por, vajzave që në këto momente janë duke u kulluar djersë të ftohta, duhet të dinë që Afërdita merret me modelim dhe së fundmi ka qenë e angazhuar në spektaklin e vallëzimit të yjeve, “Dancing with the stars”, ndaj këto linja edhe justifikohen. Për pjesën e këngës mësohet se shumë shpejt Afërdita do të publikojë një hit veror. Gazeta Shqiptare
Nessun commento:
Posta un commento