I ka thënë lamtumire flokëve të gjatë dhe nuk është bërë aspak pishman. Sapo ka nisur i nxehti dhe këngëtarja Albërie Hadergjonaj ka marrë guximin dhe tashmë është shfaqur për herë të parë me flokë të shkurtër, mbase një mënyrë për të qenë sa më afër me modelet e fundit. Në emisionin “Pasdite” të Rudina Magjistarit në Tv Klan, këngëtarja nga Kosova Albërie Hadergjonaj, rrëfen kujdesin e saj ndaj flokëve, trupit dhe fytyrës.
Flokë të shkurtër deri në mes të qafës, në ngjyrë gështenjë e bëjnë Albërien të duket gati një dekadë më e re, për të mos thënë që konkurron edhe vajzat e reja në mënyrë perfektë. “Gjithmonë kam pasur frikë të ndryshoja look, por duhet gjithmonë të kemi diçka ndryshe mbase ndonjëherë dhe jo të qëlluar. Kisha vite me flokë të gjatë dhe realisht ishin dëmtuar goxha dhe e ndjeva që ishte lodhur floku këto tre vitet e fundit”, – pohon Hadergjonaj.
Për herë të parë Albëria vjen me një pamje ndryshe nga herët e tjera, një pamje që ka marrë shumë vlerësime për këtë ndryshime radikale që ajo ka guxuar të bëjë. “Reagimet që kam marrë si nga publiku ashtu dhe nga të afërmit kanë qenë pozitive. Disa më kanë thënë që dukem shumë trendy, disa më kanë konplimentuar për modelin dhe shumë të tjerë janë habitur nga ky ndryshim radikal”- tregon Albërie Hadergjonaj.
Dhe rezultati është ky që shihni në këto set fotosh. Këngëtarja nuk ka ngurrua të marrë poza e të nxjerrë më në pah modelin trendy. Nëse do të dëshirojë të kthehet përsëri tek flokët e gjatë, Alberies do t’i duhet jo pak kohë, duke qenë se gjatësia e flokëve të prerë është vërtet e madhe.

Nessun commento:
Posta un commento