Policia në Indi ka arrestuar një atlete me akuzën e përdhunimit dhe me dyshimin se ajo mund të jetë mashkull.
Pinki Pramanik u arrestua pas akuzave të partneres së saj, gjithashtu një femër, raporton BBC.
Policia thotë se ka kërkuar lejen e gjykatës për të bërë një test për të parë gjininë e atletes.
Pramanik ka hedhur poshtë akuzat dhe ka akuzuar partneren e saj për mashtrim. Ajo nuk ka pranuar as t’i nënshtrohet testit.
“I jam nënshtruar shumë testeve gjatë karrierës sime si atlete. Pse duhet të pranoj më shumë teste qesharake,”tha ajo.
Ajo ka fituar medaljen e artë në stafetën 4X400 në Doha Asiad.
Nessun commento:
Posta un commento