Behar Mera, eshte nje emer i dashur per publikun shqiptar. Humori dhe karakteri i tij e identifikojne si ikone e humorit dhe skenes shqiptar gjate dy dekadave. Ne nje interviste per “Summer Time” aktori i humorit Behar Mera, rrefen fillimet e tij ne skene, bashkepunimin me partneren besnike te skenes Rita Latin, dashurine per familjen si dhe projektet qe do ta ndjekin ne vazhdim.
Edhe pse artiste me shpirt, ai ne kete interviste tregon se mbi te gjitha eshte babai i dy vajzave, Edres dhe Ives, dhe nje bashkeshort i perkushtuar. Aktori i humorit dhe skenes shqiptare Behar Mera, ka realizuar mbi 25 albume dhe ka marre pjese ne shume kinokomedi dhe filma te realizuar nga regjisoret me te mire te Shqiperise. Nder videokasetat e tij me te mira jane: “Shoku Taip”, “Zoti pallosh”, “Te na rroj komshiu”, “Nje kokerr fik”, “Koqe kandari”, etj.. Ka interpretuar edhe ne disa filma te njohur artistike me regjisoret me te njohur Edmond Budina dhe Fatmir Koci. Nder keto filma spikat roli i tij te filmi “Tirana, viti zero”.
Pershendetje Behar! Sapo jeni kthyer nga nje eksperience ne Australi. Mund te na flisni pak mbi kete aktivitet?
Po eshte e vertete. Ka disa dite qe jam kthyer nga nje vend i mrekullueshem si Australia. Edhe pse per nje periudhe te shkurter dy javore arrita te vizitoj pak nga mrekullite e Australise. Nga bashkatdhetaret ishin organizuar 4 koncerte ne te cilat une isha i ftuar mes disa artisteve te tjere si, Rita Lati, Mariola Kacani, Jurgen Kacani, dhe klarinetisti virtuoz Nevruz Vengo. Jam larguar nga ai vend me kujtime dhe eksperienca te jashtezakonshme, me nje ndjenje malli dhe dashurie per ato shqiptare te mrekullueshem qe na priten e na shoqeruan gjate gjithe atyre diteve me nje kenaqesi te vecante. Keto aktivitete do te mbeten te paharrueshme per jeten time.
Jeni cilesuar si ikona e humorit shqiptar per me shume se 2 dekada. Si ndiheni nga ky vleresim?
Faleminderit! Une i jam mirenjohes publikut shqiptare ane e mbane globit qe ka vleresuar humorin tim dhe pa diskutim qe fjalet nuk arrijne ta tregojne lumturine dhe kenaqesine time. Ju duhet ta dini qe duartrokitjet dhe vleresimi i publikut dhe fansave nxisin pasionin e udhetimit te nje artisti.
Ju femijerine tuaj e keni kaluar ne qytetin e veriut. Edhe femije jeni karakterizuar si natyre me humor?
(Qesh) natyrisht qe po, qe ne moshe fare te vogel kisha deshire te recitoja, tregoja barcaleta dhe te imitoja. Perkrahesi, kritikuesi, vleresuesi im me i fuqishem ne ate moshe megjithese te vogel ishte pasqyra…me te cilen komunikoja shume. Por, ne fakt eshte e cuditshme kur e kujtoj tani pasi talenti im nuk spikaste vetem ne zhanrin e humorit e te aktrimit por edhe ne ate te muzikes. Une studioja per veglen muzikore trompe, dhe kendoja shume bukur.
Si e kujtoni daljen tuaj te pare dhe marrjen e duartrokitjeve te publikut?
Mbaj mend kur mbusha 19 vjec preka per here te pare skenen ne gjinine e humorit. perjetova emocione te jashtezakonshme dhe mora duartrokitje te zjarrta qe ne heren e pare te daljes time ne skene. Skena, kur je ne moshe kaq te re si me magji te krijon shume personalitet dhe vendosmeri ne jeten artistike. Edhe per mua ato kujtime nxiten deshiren dhe pasionin per te vazhduar rrugen e bukur te veshtire dhe te suksesshme te aktrimit.
Partnerja juaj besnike e skenes eshte Rita Lati. Si i keni raportet mendoni se do vazhdoni akoma bashkepunimin artistik me te?
Po eshte e vertete, me Riten kam luajtur dhe interpretuar me shume role se me kedo artist tjeter. Ndoshta sepse kur ben humor e ndjen te nevojshme ekzistencen e nje partneri ne krah qofte mashkull apo femer. Nevoja e te qenit cift ne skene te ben qe te zgjedhesh partner ose partneren e duhur per ty, une zgjodha Riten. Bashkepunimi yne ne skene solli sukses dhe pelqim nga publiku, keshtu qe ne do vazhdojme te japim edhe ne te ardhmen ate qe pelqejne artdashesit.
Cili ka qene momenti me i veshtire qe jeni ndodhur ne skene apo para kamerave…Po ne jeten familjare?
Ne skene kam pasur vetem momente te bukura sepse skena eshte shtepia ime. Me komod rri ne skenes sesa ne shtepi (qesh), ndersa per sa i perket marredhenies time me kameren ne fillim ka qene e veshtire ashtu sic eshte per kedo, por me pas kamera u be miku im me i mire. Persa i perket jetes familjare, gjej rastin te falenderoje publikisht familjen time qe me ka mbeshtetur dhe me ka krijuar nje atmosfere te ngrohte e te qete per te cilin artisti ka shume nevoje.
Po momenti me i vecante?
Momente te vecanta jane shume dhe kur jane shume s’jane me te vecanta. Tani qe po beni kete pyetje me vjen nder mend nje dialog me Riten perpara nje publiku dibran. Sapo nisi dialogu ne skene, une gjithcka e transformova ne gjuhen dibrane, dhe Rita si nje vlonjate qe eshte ngeli ne skene dhe bente vetem eeee duke mbajtur iso? Kemi qeshur me lot me pas.
Pervec karrieres si artist, keni ndonje profesion qe ushtroni ose biznes?
Jo, jam perkushtuar teresisht artit, ndoshta me vone mund te merrem dhe me dicka tjeter ku i dihet na shtohen fuqite, mund te merremi dhe me dy-tre pune.
Po familja sa ju ka mbeshtetur ne kete rruge te gjate. Bashkeshortja dhe dy vajzat ju kane ndjekur ne cdo sukses?
Zoti me ka dhuruar dy vajza, Edren dhe Iven. I kemi rritur pa diskutim njesoj me shume dashuri dhe perkushtim. Por, jo te dyja jane njesoj, madje shume te kunderta. Edra, vajza e madhe eshte natyre e qete, e thjeshte dhe i ngjan shume nenes se saj me karakter te forte e sportive. Ndersa, Iva eshte me capkene dhe e hedhur ashtu sic jane vajzat e vogla ne familje. Orientimin e ka drejt artit edhe pse une shume here nuk ja kam ushqyer. Tek Iva shoh nje pjese te vetes time, ka humor dhe eshte e zgjuar.
Po njohja me bashkeshorten si ndodhi. Mendoni se keni gjetur njeriun ideal. Na tregoni pak rreth marteses?
Jetonim ne nje qytet te vogel ne te cilin te gjithe njohin njeri-tjetrin. Besa, bashkeshortja ime per mua ishte vajza me e vecante e atij qyteti. Ajo ishte volejbolliste me ekipin e “Korabit” dhe une fansi i saj kryesor, ku edhe kur humbte piket une therrisja fort bravo Besa, (qesh). E kam thene dhe here te tjera te gjesh bashkeshorten e duhur ne jete eshte fat, dhe une e pata kete fat.
Keni menduar te hiqni dore nga humori?
Nuk eshte zgjedhje e imja te heq dore nga humori, pasi ai rrjedh nga brendesia e shpirtit tim.
Ju udhetoni shume neper koncerte te ndryshme jashte trojeve shqiptare. Eshte fitimprures ky profesion per nje artist?
Aktivitetet jashte Shqiperise te percjellin emocione te vecanta sepse ke kontakt me shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise. Kjo pjese e shoqerise ka shume mall dhe nevoje per ne. Por, pa diskutim qe dhe shperblimi eshte pjese e kesaj eksperience.
Cilat jane projektet qe do t’iu ndjekin gjate muajve ne vazhdim?
Perpara na pret nje sezon veror ku do te jemi te pranishem ne shume vende bregdetare, me kete rast edhe kemi mundesi te marrim rreze dielli e te pushojme. Projektet per ne muajt ne vazhdim jane te shumta ku mund te permend, xhirimin e nje filmi komik te TVSH-s, koncerte me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise ne Amerike, pergatitja e programit te vitit te ri ne Televizionin Publik Shqiptare, si dhe nje udhetim tjeter jashte kontinentit. Izaura Ndoj Koha Jone

Nessun commento:
Posta un commento