Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

giovedì 14 giugno 2012

Diellza Kolgeci gjithnjë sjell risi

Diellza Kolgeci një emër mjaft dominant, e cila me punën dhe sharmin e saj ka bërë të cilësohet si një femër e suksesshme. Po bëhen gjashtë vjet që ajo është bashkorganizatore e party-t “I Love Prishtina” që shënohet në prag të verës.




Diellza Kolgeci një emër mjaft dominant, e cila me punën dhe sharmin e saj ka bërë të cilësohet si një femër e suksesshme. Po bëhen gjashtë vjet që ajo është bashkorganizatore e party-t “I Love Prishtina” që shënohet në prag të verës.

Këtë vit ky party u realizua bashkë me “Duplex Prishtina” për të cilën mbrëmje Diellza thotë se shkoi çdo gjë mirë. Ajo gjatë intervistës me “Zëri”-n, ka treguar se ka edhe disa plane për të ardhmen dhe për të cilat thotë se do t’i zbuloj me kohë.
Jeni aktive në disa evenimente në vend, mbase jo si modele por si imazh i fotografisë?

Me pëlqen puna e organizimit të evenimenteve, e posaçërisht të atyre në të cilat jam edhe unë pjesëmarrëse. Së fundi vlen të ceket pjesëmarrja apo bashkëpunimi im me ‘Duplex Prishtina’ me të cilët tani e gjashtë vjet po organizojmë party për ditën e verës.

Party tashmë është bërë tradicional dhe quhet “I love Prishtina”, dhe e realizojmë në prag të verës. Në këtë eveniment kanë qenë të ftuar personalitete nga fusha të ndryshme dhe kemi kaluar për mrekulli në ambientin e “Duplexit”.

Ishit prezente edhe në Videofestin Muzikor, cilat janë përshtypjet e juaja?

Në atë mbrëmje rëndom si çdo vit, mundohemi të dukemi sa më bukur me prezencën tonë. Si shumë të tjera ashtu edhe unë jam përkujdesur për dukjen dhe besoj se ia kam arritur. Ndërsa sa i përket përshtypjeve, mendoj se kaloi mirë ajo mbrëmje.

Kam përshtypje të mira për këtë videofest dhe e kam ndier veten shumë mirë kur kam parë shumë shoqe dhe shokë të mi që dukeshin më bukur se kurrë. Me të vërtetë ishte një mbrëmje madhështore me plot yje.

Tashmë jeni një person me karrierë, mendoni se i keni realizuar të gjitha planet?

Njeriu derisa jeton ka plane dhe dëshira, kështu që asnjëherë nuk ndjehet i përmbushur. Unë deri më tani i kam realizuar shumë plane dhe jam fatlume për këtë, mirëpo jeta dinamike bënë që të kemi plane të kohëpaskohshme që rrjedhin bashkë me fazat e jetës. Puna më pëlqen dhe njeriu sa më shumë të punoj as më mirë është për jetën e tij dhe kështu që edhe unë do të mundohem që edhe më tej të punoj.

Mesazhi juaj për fund?

Njeriu jeton duke punuar dhe me punë arrihet çdo gjë. Unë kam disa plane për të ardhmen të cilat do t’i zbuloj me kohë, shpresoj të arrijë sukseset aty ku edhe pretendoj ashtu siç kam arritur deri më tani

Nessun commento:

Posta un commento