Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 15 giugno 2012

Femrat të pakënaqura para pasqyrës



Afro 50% e femrave nga mosha 20 deri në 60 vjeç duke u parë në pasqyrë shikojnë vetëm defektet e tyre.
Kur arrijnë moshën 25 vjeç gjëja e parë që nuk u pëlqen është hunda, të paktën 26% prej tyre dhe lloji i lëkurës 24% të tjerave.
Reagimet e grave para pasqyrës janë studiuar në një kampion prej afro 200 femrave të moshës 20 deri në 60 vjeç nga specialistët e departamentit të kirurgjisë plastike dhe estetike në universitetin e Ankarasë.
Studimi është publikuar në numrin e fundit të Aesthetic Surgery Journal, ku theksohet se 36% e femrave krahas defekteve të shumta shohin si tërheqëse buzët e tyre.
Në moshën 35 vjeçare , shikojnë në mënyrë kritike gjithë lëkurën, të paktën 36% e tyre dhe në mënyrë të veçantë atë rreth syve por afro 24% e të anketuarave vlerësojnë vështrimin.
Sakaq në moshën 55 vjeçare, për 34% kritika më e madhe vjen për rrudhat poshtë mjekrës, pjesë të cilën duan ta modifikojnë.
Shqetësim tjetër i kësaj moshe për 34% prej tyre është zona e syve, ndërsa thuhet se afro 80% e tyre preket nga depresioni.

Nessun commento:

Posta un commento