uartrokitjet e publikut dhe ovacionet zgjatën gjatë, duke përshëndetur performancën e Mirush Kabashit në monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, e shfaqur në festivalin teatror “Pranvera e Europës”, në Lion të Francës.
“Nuk e imagjinoja që gjuha shqipe të tingëllonte kaq bukur në vesh”, i tha shkrimtari Zhak Bruja ambasadorit shqiptar në Francë, Ylljet Aliçka. “Kultura shqiptare është e panjohur për ne francezët, e ndjehem i tronditur deri në themelet e qenies sime para demonstrimit të artit të madh të këtij populli të vogël”, shtoi shkrimtari lionez Bruja.
Korrespodenti i portalit LajmeShqip.com, njofton nga Lioni se Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit Teatror, Reno Lekyje, e cilësoi të jashtëzakonshëm interpretimin e Kabashit në sallën Rameau në qendër të Lionit. “Ishte i jashtëzakonshëm. E kisha parë Mirush Kabashin në Youtube, por, ta ndjekësh direkt në skenë është gjë tjetër. Shfaqja e trupës shqiptare ishte nga më të mirat e Festivalit. E kisha një parandjenjë kur vendosa që trupa shqiptare, e udhëhequr nga Mirush Kabashi, të kishte vendin e nderit në Festival”, u shpreh Lekyje.
Protagonisti Mirush Kabashi u shpreh pas shfaqjes se jo vetëm që shfaqja u prit me shumë duartrokitje e thirrje entuziaste, jo vetëm që mori pjesë për herë të parë në festivalin “Pranvera Europiane”, por dhe sepse për herë të parë spektatorët lionezë dëgjuan gjuhën shqipe.
Premiera e shfaqjes “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, me udhëheqës artistik Alfred Bualotin, i përket vitit 1997 dhe përveç qyteteve të vendit ajo është shfaqur të paktën në 15 vende të Evropës, si dhe në Kanada.
Në shtator të vitit 1997 Mirush Kabashi është nderuar me çmimin “Aktori më i mirë” i edicionit të 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kajro (Egjypt) si dhe ka fituar çmime të tjera në Ukrainë, Bullgari, etj. (LajmeShqip.com)
Nessun commento:
Posta un commento