Shumë e cilësojnë si ‘ bombën’ e skenës shqiptare, ndërsa shumë të tjerë mendojnë se energjia e saj nuk ka të krahasuar me asnjë tjetër.
Genta Ismajli, ylli i skenës kosovare, e cila gjatë javës së shkuar ishte e ftuar speciale në finalen e “X Factor Albania”, pritet që të sjellë shumë shpejt një këngë të re në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1. Xhirimet e klipit tashmë kanë përfunduar dhe ai është duke u montuar në studiot e produksionit.
Ndërkaq, mësohet se këngëtarja shumë shpejt do të publikojë edhe një këngë singëll, por për të nuk bëhen ende të ditura detaje… Pas kësaj mungese në media, Genta u rikthye gjatë javës së shkuar dhe vëmendja që mori ishte maksimale.
Shkaku?! Veç performancës në “X Factor” këngëtarja seksi u përfol se nuk kishte veshur të mbathura gjatë pjesëmarrjes në “Videofestin Muzikor” në Kosovë. Lidhur më këtë ne kërkuam një prononcim nga Genta dhe përgjigjja e saj ishte shumë e prerë. “Me sa kam parë unë, ekziston vetëm një foto dhe nuk e di ekzakt qëllimin e përhapjes së këtij thashethemi, po gjithsesi po ju them se nuk është e vërtetë”, ka sqaruar këngëtarja

Nessun commento:
Posta un commento