Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

giovedì 7 giugno 2012

“Geraldina Sposa” kthen në modele vajzat e ekranit


Në ambientet e hotel “Sheraton” në Tiranë u zhvillua sfilata e përvitshme e organizuar nga “Geraldina Sposa”. Në këtë sfilatë u prezantuan modelet e reja të fustaneve të nuseve , të cilat u pëlqyen nga të pranishmit në event.

Emra të njohur si këngëtarja Orinda Huta, bashkëprezantuesja e moderatorit Ardit Gjebrea Andresa, velinat e emisionit Fiks Fare, Françeska e BB5, Linda një nga balerinat e Dancing With The Stars etj kanë qenë modelet e “Geraldina Sposa” në këtë sfilatë.

Megjithatë kulmimi i saj arriti kur në mbyllje të eventit prezantuesja e njohur Rudina Magjistari sfiloi duke dhuruar çaste mjaft të këndshme.
Gjithashtu të pranishëm ishin personazhe të shumtë nga fusha të ndryshme si gazatarë, stilistë , modelë, këngëtarë etj.


Nessun commento:

Posta un commento