Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

giovedì 7 giugno 2012

I fejuari del i martuar, 20-vjeçarja vret veten


ELBASAN- Një 20-vjeçare nga një fshat i zonës së Dumresë i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në një rezervuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjyralë të Elbasanit, në pasdreken e djeshme, ku Refie Kotollaku në kushtet e një depresioni është vetëmbytur në rezervuarin “Gote” të fshatit. Trupi i saj u nxor nga thellësitë pasditen e së mërkurës, ndërsa kishin mbërritur edhe forcat polumbare të ‘Reneas’ për ndihmë. Nga hetimet paraprake rezulton se 20- vjeçarja kohët e fundit kishte përjetuar në mënyrë dramatike prishjen e dy fejesave të saj. 



Policia, pas leximit të letrës së lënë nga viktima, ka pyetur familjarët se përse vajza e tyre mori vendimin ekstrem të vetëflijimit. Skënder Kotolloku, babai i viktimës, i përlotur është përgjigjur si më poshtë…

Duket si i mbuluar me mister ky vetëflijim i vajzës tuaj?
Nuk e kishim menduar se vajza jonë do e ndëshkonte veten kështu. Si prindër, jemi kujdesur e përpjekur që t’ia bëjmë jetën sa më të mirë. Nuk di çfarë të them.

Jeta e vajzës suaj kohët e fundit ka qenë disi e trazuar?
Është e vërtetë që fati nuk i pati buzëqeshur. Ajo, në një kohë të shkurtër u fejua dy herë. Siç kurrë nuk e kishin menduar, nuk pati mbarësi në asnjërën prej tyre.

Kur ndodhi fejesa e parë?
Nuk ka qenë shumë kohë më parë. Kjo fejesë u bë me një djalë nga fshati Gjyralë, që më shpejt u prish sesa u lidh. Zgjati vetëm pak muaj.
Prishja e saj e shqetësoi së tepërmi, por ne i qëndruam pranë që të mos e përjetonte si fundin e botës.

Dhe më pas erdhi fejesa tjetër?

Jeta natyrisht që nuk ndalet në të njëjtin vend nga gjëra të tilla. Vajza ime nuk ishte as e para dhe as e fundit,dhe lidhja e dytë, që përfundoi
me fejesë, e lumturoi së tepërmi. Djali ishte nga Apolonia e Fierit dhe jetonte si emigrant në Gjermani.

Si vajti kjo fejesë?
Fillimisht mjaft mirë. Por krejt pa u vënë re lidhja mes tyre filloi të tronditej.
Pse? Çfarë ndodhi?

Lart e poshtë, sikundër

ndodh rëndom, pëshpëritej se i fejuari i vajzës sime ishte i martuar e se kishte edhe fëmijë. Kjo ishte mjaft e rëndë dhe një lloj pabesie. Në këtë situatë, ai nuk i përgjigjej në telefon dhe kjo ia rrënoi tmerrësisht gjendjen shpirtërore Refies. Thoshte se po kalonte në depresion edhe pse ne i thonim të mos shqetësohej, pasi jeta i ka këto.

A kishte dhënë shenja se
mund të shkonte deri në
vetëflijim?
Realisht nuk mund ta merrnim me mend këtë, sepse i kishim qëndruarpranë natë e ditë. E kishim inkurajuar që të mblidhte forcat dhe me kurajë ta kalonte pa dhimbje e lëndim të madh, lajmin që pati mësuar.

Dhe, fatkeqësisht ndodhi e kundërta…
E pabesueshme, por ajo nuk e përballoi dot. Na thoshte se i vinte tmerrësisht zor nga bashkëmoshatarët dhe të tjerët. E vuante këtë Lloj ndarjeje a braktisjeje nga ai të cilit i kishte besuar gjithçka. E donte me gjithë pastërtinë e shpirtit, prandaj
e vuante aq keq.

Kishte lënë edhe një letër. Çfarë shkruante në të?
Në të kishte shkruar disa poezi gjatë tri ditëve të fundit. Të gjitha të shkruara në
gjendje depresive dhe ku lutej që fatin e saj të zi të mos e ketë asnjë femër tjetër në botë. Kishte shkruar për vuajtjet që i kishte shkaktuar prishja pa sqarime e kësaj fejese. Asgjë tjetër me sa kuptuam. Dhe pas tyre, mesa duket tejet e rënduar mjerisht, ka menduar që të bëjë atë hata të madhe që na bëri./bw

Nessun commento:

Posta un commento