Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

sabato 2 giugno 2012

Inis Gjoni i kthehet jetës aktive


Lindja e vajzës së saj e ka larguar së fundmi nga teatri, së cilit i është përkushtuar këto kohët e fundit. Megjithatë, Inis Gjoni nuk ka munguar në ndarjen e çmimeve “Kult”, për më tepër kur ajo ishte edhe vetë një kandidate mes katër nominimeve për regjisoren më të mirë. Pavarësisht se Inisi nuk mori çmimin “Kult”, (çmim që iu dha një tjetër regjisori në mungesë), ajo, e shoqëruar nga mbesa e saj, shijoi eventin deri në fund.
Për të uruar në mënyrë të posaçme edhe mikun e saj Gazmend Gjoka, që u vlerësua si aktori më i mirë i vitit. Sapo u shfaq në hollin e Akademisë së Arteve, Inisi ra në sy jo vetëm prej flokëve të saj identifikues.
Edhe pse me pak kilogramë më tepër, të mbetura nga shtatzënia, Inisi dukej më së miri dhe ishte kujdesur që të kishte një look interesant, që fillonte që me veshjen e deri tek aksesorët e veçantë.
Nuk dimë nëse regjisorja Gjoni ka ndonjë projekt të ri teatror, por ajo që vlen të thuhet është fakti se nominimi si regjisorja më e mirë për komedinë “Salla e banjës” është një motivim më shumë për të vijuar punën artistike në këtë drejtim. Koha Jone

Nessun commento:

Posta un commento