Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 15 giugno 2012

Ish i dashuri i vuri flakën, rrëfehet 33 vjeçarja


Gruaja e cila pak ditë më parë u bë protagoniste pas publikimit të një videoje ku shfaqej ish i dashuri i saj duke i vënë flakën në një pikë karburanti ka pranuar të flasë për publikun. 33 vjeçarja Naomie Bretton ka pësuar djegie të shkallës së tretë e të dyta në pjesë të ndryshme të trupit në atë ngjarje që ndodhi në Florida.

Kamerat e sigurisë e treguan gjithçka ndodhi dhe tmerri fliste vet pa patur nevojë për komente. Ajo i tha medias se “ai doli nga makina. Kishte një thikë në dorë. Ai mori tubin e benzinës dhe nisi ta hidhte mbi mua. Më pas ai nisi të më gjuante dhe më pas më vuri flakën. Ndërsa isha me trupin që merrte flakë gjëja e parë që mendova ishte të hiqja bluzën për të shpëtuar jetën. Ishte një tmerr”.


Nessun commento:

Posta un commento