Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

giovedì 14 giugno 2012

“Jam Sonja dhe prezantoj Suedinë” Profili Twitter më i çmendur në Botë

Eksperimenti kishte lindur me qëllimet më të mira, i pritur në Internet me shumë simpati dhe gjithë mirësinë që i detyrohet kujt “hapet” pa filtra: profili Twitter zyrtar i Suedisë i jepet në menaxhim çdo javë një qytetari suedez të ndryshëm, në liri të plotë. Projekti, i quajtur “Kuratorët e Suedisë”, ka mbështetjen e Entit Kombëtar për Promovimin e Suedisë dhe ka si synim “të krijojë interes dhe kuriozitet mbi gjithçka që vendi ka për të ofruar”: “Ndiqni të gjithë 9 milionë suedezes!”, është mesazhi promovues. 

Nuk është e qartë se me çfarë kriteresh kryhet zgjedhja e kandidatëve. E sigurt është se pak javë pas nisjes së projektit, zëdhënësja zyrtare e vendit të paktën ka ngritur kuriozitet dhe debat. Sepse Sonja Abrahamsson (që në Twitter ka marrë emrin @Sweden / sonja) ka arritur brenda pak orësh të krijojë skandal e të bëjë për të qeshur. 
Bjonde, e dobët, mama single, ajo prezantohet si “nëna e shenjtë e dy fëmijëve. E rritur mes një natyre të mrekullueshme, 27 vjeç.”.
Dhe fillon të postojë një seri fotografisë surreale (arinj të bllokuar në supermarkatë – “Në Suedi e duam natyrën”), hedh herë pas herë foto të vetes me komplete intime fetish dhe video me këngë pseudo-sadomaso me titull “I’m bossy”. E më pas disa mendime mbi fëmijët e saj që të lënë shtangur: “Ndonjëherë shoh fëmijët e saj dhe mendoj kur kishin vaginën time rreth fytit”. Ose: “Po flenë tani. E pabesueshme që pak më parë i gjuanin njëri-tjetrin me shkelma bythëve. Jan kaq.. të ëmbël... si trëndafil”. “Vërtetë i krahasova fëmijët e mi me trëndafilat? Trëndafilat bien era banjo plakash! Fëmijëve të mi u vjen më shumë era... nuk e di... kuajsh?”.
Dikush e pyet si u bë testimonial e Suedisë dhe ajo përgjigjet: “Më shkruajtën një email dhe thashë po, kaq. Më dhanë disa këshilla dhe që të jem vetvetja”. Dhe mesa duket Sonja e ka ndjekur këshillën gërmë për gërmë. 
Por kur Sonja nisi një debat mbi përse ekziston antisemitizmi, “përderisa nga jashtë nuk kuptohet nëse dikush është hebre apo jo, dhe “në kampet e përqëndrimit duhet t’u vendosnin yjet” për t’i dalluar... Në këtë këtë pikë reagimi ishte më pak dëfryes. Një shi kritikash u derdh mbi twituesen zyrtare të Suedisë e cila, për siguri, rithekson: “M’u duk një ide e mirë të pyesja një vend plot me njerëz të zgjuar. Nuk ishte kështu”. 
Ndërkohë në Internet flitet mbi shkatërrimin e shpejtë të një “eksperimenti të mirë”. “Është sikur të shikosh një aksident rrugor me pamjet e ngadalësuara”, thotë dikush. Janë të shumë ata që shpresojnë që Sonja të mos jetë e fundit mes “kuratorëve të Suedisë”. Gjithsesi, të gjithë duartrokasin entin promovues suedez të cilin askush nuk mund ta akuzojë se “piloton” eksperimentin. 

Nessun commento:

Posta un commento