Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

sabato 16 giugno 2012

Jonida, tatuazh emrin e djalit! Shkon në 5 numri i tatuve

Gëzimet më të rëndësishme të jetës këngëtarja e mirën johur Jonida Maliqi i ka memorizuar përmes tatuazheve në trupin e saj.


Pasionin e saj për tatutë në fakt Jonida e ka treguar mjaft herët, kur ndër të parat artiste vendosi të vizatonte në dorën e saj të djathtë një diell, të cilin kohët e fundit e ka modifikuar. Ndër tatutë e saj kanë rënë në sy një në gishtin e dorës, ku janë shkuar emrin e saj dhe bashkëshortit Genti, e më tej një në qafë që i dedikohet dasmës së çiftit. Pikërisht, një pikturë e vërtetë e realizuar nga babai i Gentit, që simbolizon lidhjen në martesë deri në pafundësi të çiftit.
E së fundmi u ka ardhur radha dy tatuve të rinj, që kanë të bëjnë pikërisht me fazën e re, në të cilën këngëtarja ndodhet, statusit të mëmësisë dhe emrit të të voglit të saj Dan. Tatuja me emrin “mamma” që lidhet sa me ndjesinë e nënës aq edhe me dashurinë që Jonida ka për nënën e saj, e veçanërisht përkushtimit të kësaj të fundit ndaj nipit të vogël, gjendet në dorën e djathë të Jonidës, ndërsa emri i djalit të saj është pikturuar poshtë tatusë në qafë në fillim të shtyllës kurrizore.

Ne e kemi kapur, ndërsa Jonida ia tregon gjithë qejf një mikeje të saj, ndërsa numri i tatuve ka shkuar tashmë në pesë. Jonida Maliqi është bërë nënë në fund të muajit dhjetor dhe gjatë kësaj periudhe ajo i është përkushtuar të voglit, ndërsa së shpejti ajo do t’i kthehet edhe tregut muzikor me krijime të reja. Koha Jone

Nessun commento:

Posta un commento