Gjërat kanë avancuar edhe më tej mes Kris Humphries dhe Fatime Sinanajt. Lojtari i NBA ish bashkëshorti i Kim Kardashian ka akuzuar të dashurën e tij të fundit Fatime Sinanaj se ka kryer edhe prostitucion në hotelin me pesë yje në Nju Jork ku dhe punon.
Avokatët e Humphries kanë bërë dëshmitë tek menaxheri i këtij hoteli siç raporton TMZ. Avokatët e Sinanajt thonë se Kris po përpiqet ta shkatërrojë dhe shantazhojë Fatimen që të mos zbulojë asgjë nga marrëdhënia e tyre. Avokatja e Sinanajt tha për median se njerëzit e Kris kanë shkuar në hotel dhe në tentativën për ta bindur menaxherin ta hiqte nga puna kanë dëshmuar se Fatime ka shkuar me klientët në hotel.
Nessun commento:
Posta un commento