Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

mercoledì 6 giugno 2012

Ledio i “Portokalli-së” në intimitet me një bionde


sh-e dashura e tij ka qenë një vajzë brune, ndërsa tashmë ai fotografohet me një bionde. Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Ledio Lako, i cili është bërë shumë i njohur me rolin e Ramadanit, është fotografuar në fundjavë në shoqërinë e një vajze bionde, ndërsa argëtohej në club “Blow” në zonën e ish-Bllokut. Pas gati dy viteve “single”, kjo është hera e parë që aktori i humorit fotografohet me një femër në club, me të cilën herë pas here shkëmbente puthje e përqafime.

Në intervista e ndryshme, Ledio ka pohuar se pas ndarjes nga e dashura balerinë, ende nuk ishte njohur me një femër me të cilën mund të krijonte lidhje serioze, dhe të mund të shfaqej hapur në publik. Në lidhje me preferencat e tij për femrën që do dëshironte në krah, ai ka pohuar se do e dëshironte fisnike dhe jo materialiste.
Pasi i dha fund lidhjes së tij disi të gjatë nga e dashura e tij balerinë, aktori ka pohuar gjithmonë në media se vazhdon të mbajë statusin “single”. Ndërkohë që jeta e tij vijon normalisht me punën si aktor në spektaklit e humorit “Portokalli”.
Së fundi ai kishte bërë një tërheqje nga argëtimet në pub-e . Ndërsa tashmë ai rishfaqet sërish me një femër në krah, me të cilën ende nuk e dimë nëse do të ketë një lidhje të gjatë. Vetëm pak kohë më parë ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij jashtë “Portokalli”-së dhe ambicien për t’iu përkushtuar kryesisht profesionit të aktorit, me synimin për të luajtur edhe role dramatike.
Për fansat e “Portokalli”-së, ai ka bërë shumë publik për vete me personazhin e Ramadanit, edhe pse identifikimin në “Portokalli” e ka marrë nga personazhi i Kapos.  PanoramaPlus

Nessun commento:

Posta un commento