Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

sabato 16 giugno 2012

Liberalizimi i vizave, Kosova merr udhërrëfyesin


Kosova mori sot udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e Bashkimit Evropian për punë të brendshme, Cecilia Malmström, ua dorëzoi zyrtarëve të qeverisë së Kosovës këtë dokument, i cili paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat duhet t’i plotësojë
Kosova, e të cilat kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, riintegrimin dhe ripranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore.

Zonja Malmstrom u shpreh e kënaqur me dorëzimin e këtij dokumenti, që sipas saj, “i shpie qytetarët e Kosovës një hap më afër udhëtimit pa viza. Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave përfshin reformat të cilat do të duhet t’i zbatojë qeveria e Kosovës, për të krijuar një mjedis të sigurt për të udhëtuar pa viza.

“A do të bëhet realitet udhëtimi pa viza dhe se kur do të bëhet varet nga angazhimi i qeverisë për implementimin e këtyre reformave të vështira në terren”, tha zonja Malmström. Kosova është vendi i fundit në rajonin e Evropës Juglindore që ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe qytetarët e saj mund
të udhëtojnë vetëm në pak vende pa u detyruar të presin në radhë të gjata para ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian./tch

Nessun commento:

Posta un commento