Në një intervistë për “Radio Dukagjini”(të parën për mediat elektronike shqiptare) Bukuroshja shqiptare nga Mali I Zi, Martina Ivezaj me plot krenari rrëfen biografin e saj me prejardhje nga Tuzi,vend të cilin ajo e viziton çdo vit,edhe pse e lindur dhe e rritur ne Gjermani.
Martina Ivezaj që po çmend gjermanët, këtë vit ka arritur majat e suksesit të saj, ajo do ta përfaqësoj Gjermaninë në ‘Miss World 2012’ ,duke u bërë kështu edhe shqiptarja e parë e cila përfaqëson një vend të huaj në spektaklin më të madh të bukurisë .
”Në Tuzë shkoi çdo vit, atje kamë te afërmit që më përkrahin gjithmonë,ndihem krenare që jam shqiptare dhe të gjithë e dinë këtë në Gjermani” tha Martina,duke shtuar “Ne Kinë unë do të përfaqësoi Gjermaninë si shqiptare,unë do të jap maksimumin, t’i bëjë të gjithë shqiptaret të ndihen krenar”
Në vitin 2010 Martina ishte shpallur ”Miss Tuning” dhe realizoi kalendarin e parë personal me foto në bikini nga një agjencion britanike,ndërsa tani përzgjidhet më e bukura e Gjermanisë, këtë sukses thotë se e ka arritur duke qenë vetvetja me ç’ rast ajo edhe porositi të gjitha femrat shqiptare”Jeni vetvetja,ashtu siç jeni”
Spektakli më i madh i bukurisë “Miss World 2012” këtë vit do të mbahet me 18 gusht në Kinë,shqiptarët dhe gjermanet tani me e kanë favoriten e tyre Miss-in e Gjermanisë, Martina Ivezaj.
Nessun commento:
Posta un commento