E kemi kapur krejt rastësisht Orinda Hutën të premten paradite, teksa kërkonte të parkonte makinën e saj në zonën e Shallvareve. Pasi e fotografuam në makinë, nuk mund ta linim me kaq, duhej të mësonim e të shihnim dhe ku po shkonte… Dhe durimi ia vlejti, sepse pak më vonë, Orindën e pikasëm ne katin e dytë të Shallvareve, pikërisht brenda vitrinave të sallonit “Geraldina Sposa”.
Orinda duket tepër e përqendruar teksa kundron fustanet e bardha…Ndoshta është duke planifikuar ditën e saj të madhe. Mbeten vetëm detajet, të cilat do zbulohen shumë shpejt.
Por mbi të gjitha mezi presim ta shohim këngëtaren Orinda Huta, me fustanin e nusërisë e me vellon e bardhë…
Në vitrinë zgjedhja duket shumë e bukur, por në trupin e saj do ketë tjetër efekt… Bluetooth
Nessun commento:
Posta un commento