Këngëtarja 21-vjeçare, Rita Ora, e cila ndodhet në qendër të medieve botërore, i ka thënë një reviste muzikore se vendlindja llogarit në të, duke përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga, me të cilën pret të takohet.
Ora citohet nga revista “Vibe” të ketë thënë se ndihet sikur ka gjithë vëmendjen e vendit të saj. “Puna është kështu: askush nga vendi im nuk ka arritur të jetë pjesë e MTV-së apo e top listave-muzikore, kështu që për ta është diçka e madhe, e kuptoni?. Definitivisht ndihem sikur gjithkush është duke më shikuar.
Është nder kaq i madh, derisa unë jam një vajzë shumë e zakonshme. E kam mundësinë të bëj histori për vendin tim, por përpiqem të mos mendoj për këtë”, i ka thënë Ora revistës. Mirëpo, Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ndonjë takim të mundshëm midis të parës së vendit dhe Orës.

Nessun commento:
Posta un commento