Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

mercoledì 6 giugno 2012

Rovena Stefa, me këngë kërkon shtimin e popullsisë


Me moton “Djepi, rritja e lindshmërisë, vitaliteti i një kombi”, këngëtarja Rovena Stefa ka sjellë projektin e saj më të fundit, këngën me klip “Djepi”.
Sipas Rovenës, kjo këngë, teksti i së cilës është shkruar nga Avni Qaili, ka për qëllim sensibilizimin e popullatës për të pasur sa më shumë fëmijë. Ajo shpreson që ky projekt do të ndikojë tek vetëdija e shumë çifteve, që nuk po lindin më shumë se dy fëmijë.
Klipi ndërthur në vetvete sensibilizimin e nënave shqiptare për të pasur një familje të shëndoshë me më shumë fëmijë dhe simbol i saj është djepi, pasi cilësohet si simbol i shqiptarëve.
“Kam përshtypjen se kjo këngë dhe ky videoklip do të ndikojë sadopak në ndërgjegjen e çifteve për të pasur sa më shumë fëmijë, por natyrisht sipas kushteve ekonomike”, transmetjnë mediat shqiptare të ketë thënë këngëtarja, e cila çuditërisht, në mënyrë publike ka premtuar se në të ardhmen do të lindë shumë fëmijë.
“Ju premtoj se sapo të martohem do të lind shumë fëmijë, nuk do të kem më pak se 5 fëmijë. I dua shumë fëmijët, ata janë e ardhmja jonë. Dua që populli ynë të shtohet sa më shumë”, ka shtuar më tej Rovena.
Këtë projekt e kanë përkrahur edhe disa nga institucione të Kosovës, siç është Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve që drejtohet nga ish-reperi Memli Krasniqi etj.

Nessun commento:

Posta un commento