Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 15 giugno 2012

Rozana Radi për të mbrojtur gjoksin, hëngri grushta në fytyrë


Një ditë pasi prokuroria dha pretencën për sherrin e shumëpërfolur mes këngëtareve Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, mediat kanë zbardhur pjesë nga kjo pretencë, ku tregohet se si nisi sherri. Në pretencë thuhet se Rozana Radi, në përpjekje për të mbrojtur gjoksin, la fytyrën zbuluar dhe aty hëngri grushtet.

Sherri mes tyre nisi pas një emisioni televiziv në Kosovë.
“Në orën 03:03, të mëngjesit të datës 6 dhjetor 2010, Shkurta i ka kërkuar takim Radit në afërsi të liqenit të thatë në zonën e Kopshtit Zoologjik. Rozana ka qenë në makinë dhe në këtë moment Rezarta e ka qëlluar me grusht Rozanën, e cila kishte pak kohë që kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks dhe po mbronte me duart e saj pjesën e bustit të trupit, në një kohë që kishte lënë të zbuluar fytyrën, ku edhe ka marrë goditje me grushte nga Rezarta. Ka qenë operacioni i bërë disa ditë para ngjarjes, i
cili e ka kufizuar Rozanën të vetëmbrohet. Për shkak të këtij operacioni, Rozana nuk mund të bënte asnjë veprim, pasi mund të dëmtohej,” thuhet në pretencën e zbardhur nga Shekulli.
Rozana ka akuzuar edhe bashkëshortin e Shkurtës, nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, se i ka mbajtur duart ndërkohë që Shkurta e qëllonte.
Prokuroria ka kërkuar që Shkurta të dënohet me 82 orë punë të detyruar.

Nessun commento:

Posta un commento