25- vjeçari Ermal Merdani hyri ne “Big Brother 5” me nje synim te miremenduar, pikerisht per te bere realitet ambicien per te qene nje moderator programesh televizive me audience.
Aventuren e tij ne BB ai e perjetoi ne çift me Françesken. Ndaj ne kete interviste tregon taktikat per ta luajtur lojen i vetem dhe si po e jeton ne realitet lidhjen me 18-vjeçaren nga Vlora.
Ne lojen tende ne “Big Brother 5” u komentove si nje djale arrogant dhe mendjemadh. Je keshtu ne te vertete?
Jo aspak. Edhe ne loje nuk besoj se u prezantova si mendjemadh. Sa per arrogant, duhet te jem gjithmone me njerezit qe nuk i njoh, aq me teper ne nje spektakel te tille qe nuk e di me ke ke te besh, nuk e di fare sjelljen e tyre e cila mund te jete dhe e shtirur, dhe natyrisht qe do u vendosesh nje barriere, dhe barriera ime ne kete rast ishte arroganca. Edhe ne jete keshtu veproj, derisa me kalimin e kohes muri rrezohet duke krijuar lidhje sociale me personat qe me rrethojne. Kete e bej qe te mos u lejoj te tjereve te me zbulojne mua te paret se kush jam, por t’i njoh une i pari.
Hyre ne loje me nje titull, ate te misterit. Te ka dhene pike apo te ka ulur ky fakt, pasi ne kohet qe jetojme nje mashkull i bukur edhe paragjykohet?
Me lojen time une e rrezova mentalitetin qe ekziston mbi njerezit e bukur, qe mendohet se nuk dine te bejne asgje ne jete. Une perkundrazi, tregova qe dija te beja shume gjera duke filluar nga gatimi, aq sa i kam lene te gjithe me goje hapur. Dhe pas nje bilanci ne mendjen time, pas kesaj loje une ia arrita qellimit qe te dal si personi me
pozitiv ne loje.
Nderkohe u komentove shume per lidhjen me Françesken, ku u etiketove si djali qe i ben presion te dashures….
E di dhe gjithmone e kam kundershtuar kete perceptim te gabuar per mua. Une perkundrazi, e di si eshte shoqeria jone dhe me qellimin e mire jam perpjekur te bej disa ndryshime te vogla ne mentalitetin e shoqerise, sidomos me modelin qe dhashe ne lidhjen time me Françesken. Pikerisht ne kete lidhje une kam qene korrekt dhe jo ndikues, pavaresisht se here pas here me kane etiketuar si tipi i mashkullit qe ushtroja presion ndaj Françeskes. Une gjithmone e kam mohuar kete fakt, kam bere gjithçka qe duhet te beje nje mashkull i vertete, dhe ndoshta kjo ka qene arsyeja qe pas daljes nga loja me kane ardhur shume ftesa per martese, sidomos nga mamate per vajzat e tyre. (qesh).
Françeska si i ka pritur keto propozime per martese, eshte ndier xheloze?
Jo, ajo i kupton shume mire dhe nuk i tingellojne te çuditshme per te keto propozime. Gjithashtu me duhet te theksoj se jam shume mire me Françesken.
Por siç ndodh shpesh me historite e krijuara ne BB, edhe lidhja juaj nuk u shpetoi dot paragjykimeve. Si je ndier kur disa nga banoret e kane konsideruar lidhje thjesht per loje?
Une jam perpjekur qe ta mbroj kete lidhje, qe u krijua mes meje dhe Françeskes ne BB per t’u dhene nje keshille njerezve kudo ku jane, qe mos u merrni me fjale lart e poshte, por lerini njerezit te jetojne si te duan dhe te bejne çfare te kene qejf me jeten e tyre, pa cenuar te drejten e tjetrit. Kjo ishte ajo qe une tregova me debatet e mia, duke mbrojtur veten dhe Françesken.
Po per lidhjet tuaja te meparshme qe jane perfolur dhe nga banoret, keni diskutuar me njeri-tjetrin?
Po kemi biseduar, dhe ka qene Françeska ajo qe eshte merzitur, e ndikuar edhe nga banoret. Mendoj se jane gjera normale per çdo njeri, dhe dy njerez te emancipuar duhet t’i kuptojne shume mire.
Te intereson ty e shkuara e femres me te cilen krijon lidhje? Ne kete rast je ndikuar nga komentet?
Absolustisht, jo. Nuk me shqeteson fare e shkuara, pasi nje femer, apo Françeska ne rastin konkret, rri me mua se i pelqen dhe ka deshire. Dhe kjo eshte e rendesishmja ne nje çift.
E tashme qe loja ka perfunduar, vazhdoni te grindeni apo po jetoni nje lidhje me te qete?
Jo, tashme lidhja eshte normalizuar dhe madje s’kemi zenka fare jashte, ndoshta ngaqe nuk kalojme me 24 ore ne 24 bashke si ne loje. Per shembull kemi nje jave qe Françeska eshte ne Vlore, dhe ne flasim ne telefon. Eshte bukur dhe keshtu.
Tani qe po e jeton lidhjen jashte emocioneve te gares, eshte Françeska vajza e duhur per ty?
Si fillim mund te them se Françeska qe po njoh tani, eshte njesoj si ajo qe kam njohur ne loje. Kurse per sa i perket ideales, secili nga ne ka nje person ideal ne mendje, por qe eshte e pamundur ta gjesh dhe ndaj mbetet gjithmone nje enderr ne sirtar. Françeska me duket shume me e mire jashte, pasi eshte me e qete dhe ndoshta ne BB ndikohej nga banoret apo presioni i lojes.
Eshte lidhja juaj nga ato pasionantet?
Mua me duket lidhje normale. S’eshte se ka ndonje veçanti dhe s’mund ta parashikoj se sa do te zgjase. Per momentin jemi vertet mire prane njeri-tjetrit.
Ne nje interviste, babai yt eshte shprehur skeptik ndaj lidhjes. Ka ardhur Françeska per vizite ne shtepine tuaj, si eshte pritur nga prinderit?
Po, Françesken e mora ne shtepi, ku u takua me familjen time. Per sa i perket asaj qe ka shprehur babai, mund te sqaroj se opinioni i prinderve ishte i ndikuar dhe nga gazetat. Por prinderit e dine shume mire çfare bej, ata nuk jane ndikues ne zgjedhjet e mia, pasi e dine qe nuk gaboj. Jam gjithmone vigjilent dhe nuk ma ha qeni shkopin kollaj.
Keni planifikuar pushime, dhe a keni marrre ndonje oferte turistike si çift nga ndonje fans?
Jo, nuk kemi marre asnje oferte nga ndonje fans. Por kemi plan te shkojme me pushime ne Korfuz bashke me Erionin e BB5. Shpresojme te shkojme se bashku, por gjithmone kur te marrim leket si finaliste nga produksioni i “Big Brother”.
Nderkohe u fol per nje bashkejetese, eshte nje hap qe do e hidhni bashke?
Bashkejetese jo, pasi mjaft bashkejetuam per tre muaj te perkthyera gati ne nje vit. Mendoj se eshte shpejt dhe nuk ka ndonje arsye konkrete e forte qe ne te bashkejetojme. Lidhja jone eshte nje lidhje normale dhe s‘ka arritur ne ate grade qe ne te mos bejme asnje moment pa njeri-tjetrin. Françeska do te vije ne Tirane ne shtator qe te filloje shkollen dhe lidhja jone do vazhdoje normalisht.
Gjithsesi, kjo eshte nje lidhje e krijuar ne nje reality show. I ke paragjykuar çiftet e BB-se, beson ne jetegjatesine e tyre?
Nuk i kam paragjykuar, pasi varet nga marredhenia e secilit çift. Une i kam pare me pare te gjitha çiftet e krijuara ne kater edicionet e meparshme te BB, dhe ajo çfare kam vene re edhe te lidhur kane bere lojen. Solla nje risi ne BB5, duke servirur modelin e çiftit te lire gjate dites, ku secili eshte ne punen e vet dhe te lidhur gjate darkes, ndersa bisedonin bashke. Dhe ne saje te kesaj strategjie une dhe Françeska jemi i pari çift qe kemi arritur ne finale bashke, pasi une kam dashur te behet keshtu dhe e kam shprehur qe ne fillim.
Ermali: Ne shtator do me shihni ne ekran
Eshte student i Shkencave Politike, dhe aktualisht i angazhuar ne organizaten e te rinjve “Kuvendi civil”. Pohon se i pelqen politika, por para se gjithash Ermali gjithmone e ka shprehur se ambicia e tij kryesore eshte ekrani. “Ne shtator shpresoj te jem ne ekran. Kam deshire te jem pjese e televizionit sezonin e ri televiziv, dhe mundesia e pare qe do me jepet, do e shfrytezoj ne maksimum duke dhene gjithe potencialin tim per te arritur me te miren time e per te qene nje moderator i pelqyer ne televizion”, thote Ermali. “Deshira ime eshte te realizoj nje emision me te rinj, ku te debatohet per tema sociale e ata te flasin per jeten e tyre. Aktualisht kam marre ofertat e para, por natyrisht qe do deshiroja te jem pjese e “Top Channel”. Keta dy muaj te veres do te punoj si menaxher ne lokalet e nates, ndersa me Erionin kemi nje oferte per te punuar ne Lollipop-in veror ne Drimadhes”, tregon Ermali.
Nessun commento:
Posta un commento