Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 15 giugno 2012

Sherri me Rozin, Pretenca: 82 orë punë të detyruar për Rezartën


TIRANË- Prokuroria e Tiranës, kërkoi cilësimin fajtor dhe dënimin me punë të detyruar në komunitet për këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila plagosi lehtë kolegen e saj, Rozana Radi.

Prokurori i çështjes, Ervin Karanxha, lexoi kunkluzionet përfundimtare për të pandehurën, Shkurta duke kërkuar që për 82 orë këngëtarja të jetë në shërbim të komunitetit, pa specifikuar se çfarë pune do të kryejë.
Në fakt, dënimet alternative janë risi në legjislacionin shqiptar dhe kanë nisur të aplikohen vitet e fundit, por për herë të parë një këngëtare kërkohet që të shërbejë në komunitet, për shkak të faktit se akuzohet për konsumim të një vepre penale.
Gjykata e Tiranës pasi të dëgjojë pretendimet e të pandehurës, në seancën e datës 21 qershor, do të vendosë për fatin e saj.
Rezarta Shkurta u vu nën akuzë, mesnatën e 6 dhjetorit 2010, pas incidentit që pati me këngëtaren Rozana Radi. Ekspertiza mjeko-ligjore, përcakoi dëmtimet që Rozana Radi kishte pësuar në fytyrë si pasojë e goditjeve. Ishte pikërisht Radi që bëri denoncimin ndaj Shkurtës, e cila më vonë do të vendosej nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. 

Nessun commento:

Posta un commento