Reperi Stresi ka paralajmëruar dje me një video se do të bëjë një "diss" për Noizyn, pasi ky i fundit i bëri një "diss" Ledrit dhe BABASTARS.
Sipas burimeve të Telegrafit, kënga do të titullohet "Hava".
Gjëja më interesante në gjithë këtë është se pritet të shihet nëse Noizy do të publikojë videon që thotë ta ketë rrahur Stresin, pasi e ka kërcënuar këtë te fundit se do ta lansoj në rast se ai bën edhe një "diss".
Derisa konflikti i reperëve rivalë të klaneve OTR dhe BABASTARS vazhdon edhe më tej, këtë situatë duket se më së miri po e shfrytëzon TBA, që po thyen rekorde ne YouTube. (Telegrafi)
Nessun commento:
Posta un commento