Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

lunedì 2 luglio 2012

Agnesa Vuthaj “rikthehet” tek Simone…


Agnesa Vuthaj, bukuroshja kosovare këtë javë ka qenë në Tiranë. Por e mira që e solli Agnesën këtu nuk ka qenë ndonjë spektakël, por festa e inaugurimit të mikut të saj, Simone. Agnesa dhe Simone, vitin e kaluar u diskutuan shumë për një histori dashurie të lindur në “Dancing with the stars”. Kjo gjë asnjëherë nuk u vërtetua, duke shtuar përherë misterin rreth të dyve dhe marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, dashurinë e saj Agnesa nuk e shpreh me fjalë, por me vepra. Ajo ka udhëtuar nga Kosova drejt Tiranës për të qenë në festën që Simone ka bërë për shkollën e tij të kërcimit të hapur në Tiranë.

Një gjest mjaft i bukur ky për të treguar se sa shumë vlerë mund të ketë një njeri për dikë, në këtë rast për Agnesën simpatike. Të jetë shuar vallë gjithë simpatia e Simones dhe ajo e fshehur e Agnesës edhe pas një viti…këtë vetëm ata të dy e dinë. /mapo/

Nessun commento:

Posta un commento