Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

martedì 29 maggio 2012

SHBA, Detroit, shtatzëna rrëmbehet dhe i vihet flaka, por shpëton e gjallë


Një 22-vjeçare shtatzënë në muajin e nëntë u mor peng në Detroit në Shtetet e Bashkuara, nga një i panjohur i cili tentnoi ta digjte e në fund edhe e qëlloi më pistoletë në shpinë. E reja është mrekullisht gjallë.
Gruaja dhe fëmija brenda saj, me sa duket shpëtuan falë peshës së trupit, gati 113 kilogram që pengoi plumbin të shkaktonte dëme fatale. Nga hetimet e para të policisë mësohet se e reja kishte shoqëruar ish- të dashurin në shtëpinë e shoqes së re të tij.


Pasi parkoi makinën në garazh dhe teksa po bëhej gati të dilte, dera e garazhit u mbyll dhe dikush e kapi gruan për gryke dhe i drejtoi një pistoletë në kokë.
Sipas rrëfimit të 22- vjeçares, i panjohuri i tha të shtrihej përtokë, i mbuloi gojën dhe i lidhi duar e këmbë me izolant. Më pas e shtyu brenda një makine dhe e çoi në periferi të Detroit ku dhe i tha se shkak për gjithçka ishte shtatzania e saj.
Më pas e reja ndjeu lëngun që iu hodh në trup, shkrepsen qe u ndez dhe në pak sekonda e gjeti veten në flakë. Kur u mendua se gjithçka përfundonte aty, burri shtiu dy herë ndaj saj dhe një prej plumbave e kapi në shpinë.
Zinxhiri i ngjarjeve përfundoi vetëm kur gruaja u shtir si e vdekur. Vrasësi, duke pandehur se e kishte vrarë shtazënën u largua. Më pas gruaja mundi të lirohej dhe udhëtoi me makinë deri në shtëpinë e nënës së saj e cila e çoi në spital. Për momentin agjentët mbajnë në arrest ish- të fejuarin e vajzës, i cili nuk lajmëroi policinë kur ajo u rrëmbye. Një nga arsyet sipas hetuesve mund të jetë që burri nuk ka dashur një tjetër fëmijë.

Nessun commento:

Posta un commento