Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 22 giugno 2012

Diana Avdiu fituese e “Miss Universe Kosova 2012″

Në finalen e Miss Universe Kosova 2012, u zgjodh vajza që do të përfaqësojë Kosovën në botë. Nga 21 vajza finaliste që garuan, kurora e më të bukurës i takoi Diana Avdiu , e cila do të përfaqësojë Kosovën në garën botërore Miss Universe 2012 që do të mbahet në muajin dhjetor.

Vendi ku do të mbahet spektakli pritet të bëhet i ditur në fund të muajit korrik. Përveç këtij titulli, Diana fitoi edhe titullin Miss Press dhe Miss Interneti.


Shoqëruesja e parë e Miss Universe Kosova u zgjodh Liridona Miftari.


Ndërsa shoqëruesja e dytë, Elga Shala.


Bukuroshja Afërdita Dreshaj e dorëzoi kurorën dhe titullin e Miss Universe Kosova, që i fitoi në garën e vitit të kaluar.

Në këtë spektakël bukurie, përveç vajzave, në skenë u ngjitën edhe Vesa Luma, Kaltrina Selimi e Shpat Kasapi, që performuan këngët e tyre, si të ftuar special të mbrëmjes.

Nessun commento:

Posta un commento