Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

lunedì 25 giugno 2012

Enca Haxhia: Këngëtaret të cilave dua t’i ngjaj


Enca, është emri më i ri në arenën e muzikës shqiptare. Këngëtarja 16-vjeçare, e cila sapo ka publikuar klipin e saj të parë: “The Best Of”, vjen në një intervistë të shkurtër për “Bluetooth”, ku rrëfen detaje për këngën e re dhe bashkëpunimin me “Big City Studio’s”.

Si nisi rrugëtimi yt në muzikë?
Muzika deri tani për mua ka qenë pasioni më i madh dhe jo thjesht një kapriço moshe. Rrugëtimi im në këtë fushë ka nisur që kur unë isha shumë e vogël, me pjesëmarrjet në festivale apo kompeticione të ndryshme për fëmijë dhe adoleshentë. Më pas fillova të merrem edhe më profesionalisht me të, duke ndjekur leksione kantoje dhe pianoje. Ndërsa tani është aktiviteti im primar, për të cilin jam duke punuar fort.
Kush është Enca, për publikun që s’të njeh? Na trego pak për veten…
Enca është një vajzë 16-vjeçare nga Tirana, që po punon fort për të realizuar ëndrrat e saj. Momentalisht studente me rezultate të larta në klasë të XI-të. Motoja ime është “Sky’s the limit!”.
Cilët janë ata që të kanë përkrahur?
Fillimisht familja, më pas miq, kolegë shumë të mirë dhe tashmë fansat.
Së fundmi je bërë pjesë e studios së Big Bastës, si ndihesh?
Ndihem e lumtur, krenare dhe shumë entuziaste për këtë fakt, duke qenë se janë një staf i talentuar, mbështetje e madhe për mua dhe miq të mirë. Jemi duke punuar për goxha projekte; shpresoj të kemi arritje të mëdha së bashku.
Ke publikuar këngën tënde të parë, e cila mund të konsiderohet arritje për një vajzë 16-vjeçare. Cilat janë pritshmëritë e tua?
Sapo kam publikuar këngën, klipin tim të parë: “The Best Of”, i cili ka filluar të transmetohet në disa televizione. Është këngë kualitative ‘RnB’, dhe mbi të gjitha është goxha e përshtatshme dhe për moshën time, si teksti dhe klipi, gjë që shpesh anashkalohet në tregun tonë muzikor. Deri tani jam shumë e kënaqur me reagimet që kam marrë, si nga publiku, kolegë të tjerë me emër dhe profesionistë. Madje idhulli im, Valeriya shpërndau klipin tim në Twitterin e saj, duke më komplimentuar për zërin, këngën, videon.


Çfarë modeli dëshiron të ndjekësh, nga muzika shqiptare flasim…
Qëllimi im është të krijoj një imazh të freskët dhe shumë origjinal. Artistet e mia të preferuara shqiptare janë: Dafina, Jonida, Vesa, Tuna.
Cili do të jetë projekti i radhës për ty?
Në fakt, jam duke punuar me disa projekte paralelisht. Kjo verë do të jetë goxha impenjative për mua, do të kemi surpriza të bukura…Vetëm prisni pak.

Nessun commento:

Posta un commento