Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

lunedì 25 giugno 2012

Genta zhvishet përsëri : “Kam zënë të dashur me lekë” (Foto)



Përveçse ishte personazhi më i përfolur në këtë edicion të BB, Genta Gjalpi është dhe personazhi më interesant për momentin për shkak të batutave që thotë gjithmonë, ngado që shfaqet. Ajo vjen në një intervistë të bukur për ‘’Panorama plus’’ duke u përgjigjur me rimë, ndërsa urojmë që lexuesve t’u pëlqejë. Për çfarë flet Genta, lexoni në vazhdim…
Si ka filluar kjo verë e nxehtë për Gentën?
Për Gentën vera ka nisur e nxehtë, ashtu siç Genta di ta bëjë vetë, tani mbaj dietë nuk ha më patatina, kam vendosur të nxihem në plazh dhe në pishina.
Me kë do i kaloni pushimet dhe ku?
Pushimet e mia sivjet do jenë të gjata, se thashë që do nxihem tamam si çokollata, me banorët e Bigut do bredh nëpër Shqipëri. Pastaj shpejt e shpejt kufirin për Greqi.
Të mungon familja; Pas daljes nga spektakli kush të priti?
Pas spektaklit e gjithë familja më priti, më uroi shumë, por dhe më bërtiti, shpeshherë shkoj në Greqi, shpeshherë vijnë ata, por i dua shumë, sidomos tim vëlla.

Nga një opinion për gjithë banorët që tashmë i njeh më mirë se brenda…
Për banorët nuk dua të flas, gjithçka kaloi unë e kam lënë pas, unë e hapur jam gjithsesi, kush të dojë me mua le të bëjë shoqëri.
Do ikësh në Greqi apo do qëndrosh në Shqipëri?
Unë do rri në Shqipëri, se jam vajzë trime, në Greqi do shkoj vetëm me pushime.
Nuk je kthyer tek ish-i dashuri?
E thashë që Rubensi është histori e vjetër, ndoshta këtë verë mund të lidhem me tjetër, për 7 vite unë e di çfarë hoqa, po rëndësi ka që tani u poqa, jam gati për një dashuri, që të jem dhe unë një ditë me një njeri.
Do kishe pranuar të lidheshe me ndonjë biznesmen?
Meqenë se mashkulli që unë do lidhem do të jetë biznesmen, ta dini mirë që nuk e kam problem (qesh).

Çfarë do kishe dashur të punoje tani e tutje?
Dua një punë që të kem marrëdhënie me njerëzit, atë që unë di të bëj më mirë, t’i shërbej komunitetit unë kam shumë dëshirë.
Ke marrë ndonjë ofertë për të pozuar e ‘’zhveshur’’?
Jo ofertë nuk kam marrë akoma, por do më pëlqente më shumë të dilja me pantallona.
E ke shkruar tekstin e parë dhe kujt do kishe dashur t’ia dhuroje?
Tekstin e parë që unë e shkrova, vëllait tim ia dhurova.
Genta në pishinat e Tiranës me një djalë të panjohur
Edhe pse e ka pohuar vetë brenda në lojën e “Big Brother 5”, se nuk dinte not që të mund të shijonte si banorët e tjerë pishinën e shtëpisë së vëzhguar, Genta Gjalpi nga Devolli nuk e fsheh në asnjë moment pasionin për diellin dhe ujin. Kësaj here, larg thashethemeve për lidhje të reja, dhe në pritje të një pune të re që do t’i ndryshojë jetën, ajo ka vendosur të kalojë një verë duke u relaksuar pa fund.
Paparaci ynë e ka fotografuar dje Gentën në një nga pishinat e njohura të Tiranës, ndërsa merrte rreze në shoqërinë e një djali të panjohur. Duket se Genta ka humbur pak nga pesha e saj që me hyrjen në shtëpi, kilogramë që ka pohuar se nuk ka ndërmend t’i marrë sërish. Tashmë Genta po përgatitet të nisë një jetë të re në Tiranë, e ndërsa dy muajt e verës ka planifikuar t’i kalojë në gjithë bregdetin e Jugut, pasi ka marrë ftesa nga pronarët e lokaleve të jetë e pranishme në party të ndryshme, ku ka dhe shumë turistë.  PanoramaPlus


Nessun commento:

Posta un commento