Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

lunedì 25 giugno 2012

Gerta dhe Liami në lidhje sekrete, punojnë bashkë në club-e për “alibi”


Flirti mes tyre brenda lojës në shtëpinë e “Big Brother 5” nuk mund të konsiderohej aq i papërfillshëm. Fakti që Liami dhe Gerta fjetën bashkë në prani të kamerave, duket se nuk ishte aq i rastësishëm sa ata pohuan. Mes tyre kishte një tërheqje fizike, dhe arsyeja e një stepjeje për ta pohuar ndoshta ishte pikërisht fakti se Liami luajti me statusin “i dashuruar”.

Vajza nga Këlni, Evelin Pollok, për të cilën Liami pohoi se ka një lidhje serioze tashmë prej nëntë muajsh, ishte e pranishme në natën finale të spektaklit, për të vazhduar dhe disa ditë pushime në qytetin e Vlorës si çift. Ndërkohë që Liami, edhe pse kishte pohuar se në qoftë se nuk do fitonte, do të rikthehej sërish në Gjermani, ai nuk e bëri. Ai përcolli Evelin drejt Gjermanisë pak javë më parë dhe vendosi të qëndrojë në Tiranë, ku nën menaxhimin e Dritanit të BB5 do të luajë si DJ në disa club-e të njohura të jetës së natës.
Tashmë duket se dashuria e bërë publike për Evelin është lëkundur. Ai është parë lokaleve të ndryshme të Tiranës në shoqërinë e Gerit, duke shkëmbyer puthje dhe sjellje intime. Duket se për të jetuar këtë marrëdhënie mes tyre ata kanë zgjedhur lokale apo clube jo shumë të frekuentuara. Në tregun e jetës së natës ai do të luajë me emrin “DJ LIAM MANDIARO” në shoqërinë e Gerit.
Përveç Dritanit të BB5, ai do po shoqërohet në këto koncerte pikërisht nga Geri. Ky bashkëpunim është konsideruar si një “alibi” e tyre për të fshehur marrëdhënien, duke e trajtuar si marrëdhënie pune mes tyre. Ndërkohë që Geri nga ana e saj hyri në BB5 me statusin “single”, dhe po ashtu në faqet e shtypit rozë është komentuar me po të njëjtin status. Për sa i përket kësaj lidhjeje, ata po tregohen skeptikë ndaj medias, duke mos pranuar të flasin as njëri as tjetri në lidhje me këtë histori, por pa fshehur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.
Gjithsesi ne bëhemi kureshtarë të dimë nëse lidhja mes tyre do të marrë një drejtim serioz, apo do të mbetet si një flirt, e ndërsa nuk dihet se sa mund të rezistojë dashuria në distancë e Liamit me vajzën gjermane. Ish-banorët e tjerë të “Big Brother 5” e kishin parashikuar që mes Liamit dhe Gertës do të niste një histori jashtë kamerave, gjë që ndodhi vërtet.  PanoramaPlus

Nessun commento:

Posta un commento