Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

martedì 19 giugno 2012

Ja ku janë sot shqiptaret më të bukura të “Miss Universe” (Foto)


Qysh nga viti 2002 Shqipëria ka marrë pjesë në garën e bukurisë në “Miss Universe”. Ndërsa Kosova filloi të kishte përfaqësueset e saj si shtet vetëm në vitin 2008. Disa prej tyre kanë arritur të shijojnë famën përtej kufijve nga ky kompeticion, si Angela Martini apo Marigona Dragusha. Më poshtë do të gjeni të gjitha bukuroshet që na kanë përfaqësuar ndër vite si dhe jetën e tyre aktuale.

Anisa Kospiri

Në vitin 2001 bëhet një përzgjedhje e bukurosheve për të përfaqësuar vendin në kompeticionet e bukurisë në botë. Privilegji si më e bukura kalon te bukuroshja e njohur Anisa Kospiri, e cila një vit më vonë në vitin 2002 përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, ku radhitet në
Top 10 vajzat më të bukura në mbarë kohën atë vit. U përshkrua nga mediat si vajza me flokë kafe e sy blu, duke u bërë kështu imazh dhe idol për shumë femra të reja. Anisa tashmë është e martuar dhe gëzon një jetë familjare jashtë vëmendjes së mediave dhe publikut, por njihet si një nga femrat më të bukura shqiptare dhe me një sukses të cilin akoma nuk e ka përsëritur asnjë vajzë që ka përfaqësuar vendin në “Miss Universe”.

Denisa Kola


Një vit më vonë Denisa Kola, tashmë 30 vjeç, përfaqësonte Shqipërinë në eventin e lartpërmendur, por duke mos përsëritur suksesin e Anisës, pasi nuk radhitet në asnjë listë e duke u diskualifikuar. Denisa përfaqësoi vendin edhe në “Miss Bota”, duke fituar kështu çmimin “Miss World Scholarship”, ndërsa për momentin nuk e dimë se me çfarë është duke u marrë kjo bukuroshe. Në vitin 2004 nuk kemi pasur asnjë përfaqësuese në eventin e bukurisë jashtë vendit

Agnesa Vuthaj


Në vitin 2005 kosovarja Agnesa Vuthaj zgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”, pasi kishte fituar kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri. 26-vjeçarja është e lindur në Istog, ndërsa jeton dhe punon në Prishtinë. Është e vetmja femër e cila për një kohë të gjatë ka mbajtur kurorat e bukurisë e duke prezantuar vendin si “Miss” pas mosmarrëveshjeve që kishin lindur nga organizatorët e spektakleve, të cilët organizonin pa licencë. Edhe Agnesa nuk u kualifikua ndër më të bukurat, por suksesi në fushën e modelimit nuk i mungoi dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë një nga femrat më të spikatura të ekranit.

Eralda Hitaj


Në vitin 2006 vendi ynë përfaqësohet nga Eralda Hitaj, e lindur në Tiranë. Flokët ngjyrë kafe dhe sytë blu janë karakteristikë që e përshkruajnë vajzën shqiptare, e cila atë kohë zuri faqet e mediave, të cilat e krahasonin me aktoren e njohur Angelina Jolie. Edhe pas këtij krahasimi, Eralda është zhdukur nga vëmendja mediatike dhe është duke jetuar një jetë të qetë.

Sadina Alla


Sadina Alla, një bionde seksi, do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në vitin 2007, duke u bërë kështu e disata femër shqiptare që merr pjesë në këtë kompeticion të bukurisë. Ajo fiton kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe më pas në “Miss Universe” nuk kualifikohet në top femrat më të bukura të planetit, edhe pse më pas Sadina ka modeluar për Versace, Guçi, Roberto Cavalli e Dior. Biondja me sy blu, e lartë 1.80, është në një lidhje dashurie me aktorin e njohur të portokallisë Florian Binaj në rolin e policit.

Matilda Meçini


Në vitin 2008 një tjetër bionde seksi do të na përfaqësojë atë vit në Vietnam. Është kjo tashmë 24-vjeçarja Matilda Meçini, e lindur në Tiranë, ndërsa me profesion basketbolliste profesionale. Matilda pas spektaklit “Miss Universe” fiton të drejtën për të sfiluar për Sherri Hill dhe Roberto Cavalli, si dhe për shumë dizajner të njohur nga Anglia, Franca, Italia dhe ShBA. Flet shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe frënge, ndërsa tani është larguar nga vëmendja e publikut dhe nuk dihet se çfarë është duke punuar.

Hasna Xhukiçi


Pas disa mossukseseve vite me radhë, në vitin 2009 vendi ynë përfaqësohet nga tashmë 24-vjeçarja Hasna Xhukiçi, e cila radhitet në vendin e 11-të si më e bukura e planetit. Studente në Universitetin e Tiranës, Hasna ka mbaruar studimet për mjekësi, por puna si modele ia ka ndalur atë, pasi Xhukiçi është shumë e angazhuar në disa shtete me kontrata pune si modele. Hasna përsërit suksesin e Anisa Kospirit, të para 8 viteve.

Angela Martini


Për të pasur një sukses akoma më të madh, në Tiranë vjen bukuroshja me origjinë shkodrane, Angela Martini, e cila përzgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe 2010”. Duke u radhitur në vendin e 6-të dhe duke u futur kështu në Top10 femrat më të bukura të botës, Angela këtë sukses e shfrytëzon në maksimum. 26-vjeçarja tashmë është një nga personazhet më të përfolura të showbizit botëror, duke zënë kështu faqet e shumë mediave në shumë shtete të botës. Sfilon dhe shfaqet në evente shumë të rëndësishme.

Xhesika Berberi


Në vitin 2011, në këtë event bukurie pjesëmarrëse ishte Xhesika Berberi, e cila po ashtu nuk është kualifikuar në top bukuroshet e vitit. Xhesika është e njohur në qarkun e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë në aktivitete të ndryshme. Fillimisht ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë të konkursit “Supermodel of Albania”, ku nuk ka fituar për shkak të moshës së vogël. Megjithatë, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë profesioniste dhe të fotografit të famshëm Fadil Berisha, i cili e ka aktivizuar në sesione të ndryshme fotografike. Peshon 55kg dhe është e gjatë 178cm.

Nga katër bukuroshe, Marigona Dragusha arrin në vendin e dytë

Zana Krasniqi


Në vitin 2008 bukuroshja kosovare Zana Krasniqi bëhet vajza e parë shqiptare nga Kosova që prezanton vendin e saj në një kompeticion bukurie të nivelit të lartë. E lindur në vitin 1988, Zana është një modele e njohur, e cila ishte përzgjedhur për të prezantuar Kosovën në eventin e bukurisë. Ajo u rendit në Top 10 femrat më të bukura të botës në vitin 2008. Zana rrjedh nga një familje artistësh, ndërsa ka punuar me fotografë shumë të njohur e ndër ta edhe me Fadil Berishën. 23-vjeçarja pas një pauze në modelim është rikthyer fuqishëm, duke u bërë pjesë e agjencionit “Wilhemina models” me një kontratë disavjeçare. Interesat e saj janë kënga, performimi dhe modelimi, ndërsa ëndërr ka të bëhet dizajnere e modës.

Marigona Dragusha


Marigona Dragusha në vitin 2009 zgjidhet për të përfaqësuar Kosovën në eventin e bukurisë “Miss Universe”, ku arriti një sukses të jashtëzakonshëm që deri më tani nuk është thyer nga ndonjë shqiptare. Ajo zuri vendin e dytë si më e bukura e planetit. 22-vjeçarja vazhdon suksesin e saj si modele në mbarë botën.

Kështjella Pepshi


Pas Marigonës, si bukuroshe e radhës zgjidhet 24-vjeçarja Kështjella Pepshi, e lindur dhe e rritur në Bern të Zvicrës. Ajo ka marrë pjesë edhe në “Miss Bern” një vit para se të zgjidhej si “Miss Universe Kosova”. Kështjella nuk përsëriti suksesin e Zanës dhe Marigonës, madje është një nga ato modelet që shumë pak bëjnë zhurmë dhe harrohen me kalimin e kohës, ndërsa për momentin punon si gazetare në disa portale.

Afërdita Dreshaj


E lindur në vitin 1986, bukuroshja e njohur Afërdita Dreshaj fiton kurorën e më të bukurës në “Miss Universe Kosova”. Kështu ajo fitoi të drejtën që të përfaqësojë vendin në kompeticionin e bukurisë, që vitin e kaluar është mbajtur në Sao Paolo të Brazilit. Edhe pse modele shumë e njohur dhe me një karrierë prej këngëtare që sapo e kishte filluar, Afërdita bëhet akoma më e popullarizuar në këtë drejtim. Ajo është radhitur në mesin e 16 bukurosheve në mbarë botën edhe pse nuk arriti të renditet në vendet e para. Për momentin ajo lulëzon në sukseset e reja, të cilat i ka në disa fusha ku vepron: këndim, kërcim dhe modelim. MAPO

Nessun commento:

Posta un commento