Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 29 giugno 2012

Martina Ivezaj: Dua të jem vetvetja dhe jo dikush tjetër


Martina Ivezaj këtë vit po arrin suksese të jashtëzakonshme në Gjermani. Prej shumë vjetësh jeton atje së bashku me familjen. Emri i saj u shfaq disa vjet më parë duke u lakuar në mediumin e vendit ku jeton, si shqiptarja që po sfidon shumë vende të botës në konkurset e bukurisë


Martina me origjinë është nga Tuzi i Malit të Zi, dhe në çdo vit ajo e viziton vendin e saj bashkë me familje. Tani në këtë vit Martina do ta përfaqësoj Gjermaninë në “Miss World” dhe për më shumë rreth kësaj performance flet ajo për “Zëri”.

Jeni zgjedhur “Miss Tuning”, ndërsa tani do ta përfaqësoni Gjermaninë në Miss World”, cili është çelësi i suksesit tuaj?

Unë mendoj që jam një vajzë shumë natyrale dhe e thjeshtë, ndonëse mundohem që të jem unë vet e jo ta prezantoj dikë që nuk jam. Thjeshtë dua të jem vetvetja me tiparet dhe karakteristikat e mia personale.

Sa jeni e gatshme për ta përfaqësuar Gjermaninë në një eveniment madhështor siç është ‘Miss World’?

Mendoj që jam e gatshme për ta përfaqësuar Gjermaninë, sepse ka kohë që unë po përgatitem për këtë garë. Thuajse në çdo ditë merrem me aktivitete sportive, mundohem ta mbajë linjën trupore. Dhe shpresoj të paraqitem sa më mirë në “Miss World” sepse është një performancë shumë e rëndësishme për mua.


Keni menduar më parë se do ta përfaqësoni Gjermaninë në ndonjë garë botërore?

Kurrë nuk e kisha besuar se do ta përfaqësoj unë një shtet kaq të madh në një garë botërore. Por megjithatë këtë ëndërr e kam pasur gjithnjë dhe tani kjo ëndërr e imja gradualisht u realizua.

Si ishe fillimi juaj i modelimit?

Karriera ime ka filluar në moshën 18 vjeçare, isha rrugës në qytet dhe dikush nga një kompani e modelimit më pyeti nëse kam interesim të marrë pjesë në një fotoshoting për një magazinë të njohur gjermane.

Unë e pranova ofertën dhe prej atëherë rruga e suksesit u hap. Në realitet nuk munguan ofertat e njëpasnjëshme për të qenë imazh i shumë kompanive të njohura gjermane. Dhe ja tani rezultati po shihet edhe me përfaqësimin e shtetit të Gjermanisë në pistat botërore.

Martina është nga Mali i Zi, çfarë të ka ofruar ky vend dhe sa je e

lidhur me Ulqinin?

Jam nga Tuzi, shkoj për çdo vit në pushime me pa familjen e gjerë. Kur jam atje jam e lumtur dhe jam shumë krenare për vendin tim. Tuzi më jep ngrohtësinë që nuk ma ofron asnjë vend tjetër.

Çfarë bënë Martina në kohën e lirë?

Në kohën e lirë shkoj në palestër, lexoj, dal në qytet, rri me shoqe, vizitoj kinemanë etj.

Jeni e dashuruar?

Jo, ende nuk jam e dashuruar, shpresoj ta gjejë një person që më përkrahë në profesionin tim të modelimit. Por megjithatë mendoj se ka ende kohë për ta gjetur dashurinë.

Sa ju pëlqejnë djemtë nga Kosova?

Djemtë nga Kosova janë shumë të mirë, simpatik dhe mjaftë interesant.

Bashkëpunoni me modelet kosovare?

Ende nuk kam bashkëpunuar me ndonjë modele kosovare, por shpresoj që në të ardhmen të bashkëpunoj. Kosova ka mjaftë vajza të bukura dhe modele të përkryera.

Planet e juaja për të ardhmen

Kam disa plane që shpresoj ti realizoj. Fillimisht dua që të kem familjen e shëndoshë, të kem një shtëpi time me pak fëmijë dhe me një bashkëshort të përkryer. Dhe të kem edhe një punë të mirë.

Nessun commento:

Posta un commento