Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 1 giugno 2012

Nora Asani, nuk del pa telefon, kuletë e çelësa



Edhe pse posedon shumë çanta, modelja Nora Asani është e fiksuar vetëm në njërën nga çantat që ka. Tani e disa muaj ajo mban kudo me vete çantën e firmës Michael Kors, të cilën thotë se e ka blerë me një çmim mjaft të lartë.
“Nuk jam shumë e dhënë pas çantave, edhe pse kam shumë prej tyre, nuk i përdor shumë. Më shumë jam e fiksuar vetëm në një çantë dhe thuajse në çdo ditë e bartë vetëm njërën prej tyre. E kam edhe si princip që kur të më fiksohet diçka në kokë për gjërat që i kam, mund të kalojë shumë kohë dhe ta bartë vetëm atë që më është fiksuar. Kështu kohëve të fundit po ndodh edhe me një çantë timen”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Nora zakonisht bart çantën e madhe për shkak se në të mund të fusë shumë gjëra. Ndërkaq gjërat që nuk mungojnë në çantën e saj janë: kuleta, telefoni, agjenda, çelësat, parfumi, stilografi, shkëlqyesi i buzëve dhe një pasqyrë e vogël.
“Thuajse të gjitha çantat që i kam janë të mëdha, preferoj të jenë të mëdha për shkak se zënë më shumë gjëra dhe jam një tip që bart shumë gjëra në çantë. Nga shumë gjëra që kam në çantë, asnjëherë nuk ndodh të mos i kem me vete telefonin e dorës, kuletën dhe çelësat, këto janë gjërat pa të cilat nuk mundem”, shton ajo duke qeshur. Nora nuk e ka shprehi të bëjë kombinime të veshjes me çantë.
“Unë më shumë kam dëshirë t’i ndërroj këpucët sesa çantat. Kam dëshirë ta kem një çantë që kombinohet lehtë me gati çdo këpucë. Çanta ime ka ngjyrë klasike dhe lehtë kombinohet me këpucët e mia”, thotë ajo. Nora është e kujdesshme ndaj çantës, andaj nuk i ka ndodhur që të ndeshet shumë me vjedhësit. Megjithatë ajo kujton vetëm një rast gjatë tërë jetës së saj që ia kanë vjedhur çantën.
“Mundohem të jem mjaft e kujdesshme për faktin se po ka shumë hajdut në rrugë dhe kudo. Kujtoj vetëm një rast, gjatë udhëtimit tim në tren më pati zënë gjumi dhe ma kanë vjedhur çantën. Përndryshe nuk më ka ndodhur herëve të tjera të më vjedhin çantën”, është shprehur në fund ajo.
K. Bajrami

Nessun commento:

Posta un commento