Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

martedì 19 giugno 2012

Nora Istrefi, nuk zgjedh veshjen e duhur?


Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë këto ditë dukë dalë më të fejuarin e saj, Roberti, por kjo dalje e tyre sigurisht që nuk kishte si t’i shpëtonte syrit të mprehtë të paparazëve, Nuk është shumë e qartë në foto, nëse ajo ka dalë për të bërë shoping apo destinacioni i tyre ka qenë diku tjetër. Por nisur nga kombinimet e veshjeve të tyre mund të themi se nuk kanë qenë për ndonjë pritje festive.


Roberti është i veshur shumë sportiv, me një palë xhinse dhe me këmishë të lënë jashtë, ndërkohë që krejt e kundërta e tij është Nora, e cila ka zgjedhur të veshë një fustan shumë të shkurtër dhe një palë këpucë super të larta, aq sa duket edhe më e gjatë se i fejuari. Nuk është hera e parë që Nora kritikohet për mënyrën e të veshurit, pasi bën zgjedhjen e gabuar në momentin e gabuar dhe kjo kur flitet për një këngëtare që ka studiuar për stiliste dhe merret me modën. Në vetvete veshja është shumë e bukur, megjithëse kombinimi i ngjyrave le për të dëshiruar, por me veshjen e Robertit ajo stonon shumë dhe për këtë themi edhe një herë që Nora mund të kualifikohet tek artistet që nuk shquhen për një nuhatje të mirë sa i përket kombinimit të veshjes dhe ambientit ku shkon. Yllka Selita

Nessun commento:

Posta un commento