Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

lunedì 25 giugno 2012

Rozana Radi: Gjithnje fajtori del i pafajshem…


Dy dite me pare, Gjykata e Tiranes pushoi ceshtjen e sherrit Rozi-Rezi, duke e shpallur kete te fundit te pafajshme. Me marrjen e pafajesise, kengetarja Shkurta publikoi nje status ne Facebook, ku shkruante vec te tjerash se, tashme e ka ajo radhen ta hedhe Rozin ne gjyq, per prishje te imazhit. Lidhur me procesin gjyqesor ne teresi, me ‘paralajmerimin’ qe i ka bere Rezi, por edhe me te rejat me te fundit ne jeten e saj artistike, Rozana Radi, kengetarja e dashur e publikut shqiptar, vjen sot me nje interviste ne “Bluetooth”, ku shpreh indinjaten e saj per vendimin e Gjykates se Tiranes…Cfare thote tjeter ajo?! E zbulojme bashke.

Si u ndjeve kur more vesh vendimin e Gjykates se Tiranes?
Sigurisht qe nuk u ndjeva mire. M’u duk sikur u perserit ajo nate. Pastaj, nuk arrija te kuptoja se si nje ceshtje ne te cilen personi ne fjale denohet nga Prokuroria ne baze te fakteve, e theksoj kete, te fakteve dhe raportit mjeko-ligjor, te deklarohet e pafajshme nga Gjykata. Une nuk kam qene ne gjyq, sepse kam qene ne koncert ne Itali, por sapo u ktheva e mesova, dhe fjalet e vetme qe me shkuan ne mendje ishin: “O sa mire me qene fajtor, ohej, ohej!”.

Gjithnje fajtori del i pafajshem. Kjo nuk do te ndodhe ne rastin tim! Nuk do ta lejoj, sepse ate nate une u godita, une qendrova me dite e mbyllur brenda me syrin e fryre, une u perballa me dy njerez te cilet me sulmuan, une mora telefonata pafund nga ajo per t’u takuar, tabulatet e te cilave i kam. Kam edhe bisedat e saj ne Facebook dhe s’e kuptoj se si me te gjitha faktet per fajesi, ky njeri mund te dale i pafajshem.

Policet qe deshmuan, ishin shprehur se ti ke qene ne gjendje te dehur ate nate dhe se e ke goditur Rezin. E vertete eshte kjo?
Dua te bej nje korrigjim: Policet kane thene “DUKEJ sikur ishte ne gjendje te dehur”. Ku ishin keta police gjate hetimeve? Si nuk pati asnje deshmitar per te qene krah i asaj dhe pse u shfaqen vetem tani ne fund? Si ka mundesi qe dy veta te perdorin dhunen ndaj teje dhe ti e vetme t’i godasesh? Me duket absurde! Dhe ajo del e pafajshme! Pastaj, dua t’u them atyre zoterinjvem se nuk e kam konsumuar kurre alkoolin e jo me te flasin per substanca narkotike (jam gati t’i nenshtrohem cdo analize per ta vertetuar kete).

Ti dole dhe the qe nuk ishe dakord me pretencen e Prokurorise dhe se do ta ndihmoje Rezin ne rast se denohej me pune publike. Sot mendon po njesoj?
Po, vazhdoj te mendoj po njesoj. Bota eshte bere e persosur fale dashurise dhe faljes. Prinderit me kane mesuar te jem padrone e ketyre virtyteve. Eshte dicka qe e ndjen ne hijen e shpines tende, sepse ne shtyllen time kurrizore gjenden fisnikeria, dashuria dhe arti, qe i trashegoj me krenari. Une dua qe ajo ta pranoje ate faj, per te cilin eshte munduar te marre faljen time gjithe keto kohe, por qe une nuk ia kam dhene. Kjo, per respekt te njerezve qe me qendruan afer ato dite, qofte edhe me nje sms, te njohur e te panjohur, por edhe per te respektuar veten. Ate qe kaq kohe une nuk e fal, e fal Gjykata. Aktualisht ti po pret qe ceshtja te shkoje ne Gjykaten e Apelit… Sigurisht qe do e apeloj vendimin, sepse nuk eshte i drejte, me te tjerat do te merret avokati im. Doja te shtoja nje shprehje te Galianit: “Shqiponjat mesojne vetem te fluturojne shume lart…Udhetimet imagjinare i bejne thellezat dhe shkurtat!”. Rezi ka komunikuar permes nje statusi ne Facebook, se tani e ka ajo radhen per te te hedhur ne gjyq, per prishje imazhi… Une nuk e kuptoj se cfare imazhi i kam prishur asaj, sepse nuk e thirra une ne oren dy te nates ne telefon, por me thirri ajo. Nuk e godita une, me goditi ajo mua. Pastaj, une kam nje shprehje qe e perdor shpesh dhe e ve shpesh ne zbatim: “Nese ajo nuk do te genjeje per mua, une nuk do te tregoj te vertetat per te”. Se cfare ben ajo, eshte problemi i saj…

Na fol pak per planet e veres. Kenge te reja, koncerte…Si do te jete vera per Rozin?
Sot qe po jap kete interviste starton “Maratona e Kenges Popullore”, ne te cilen paraqitem me nje kenge shume te vjeter, te cilen me pare e kane kenduar bilbila te kenges popullore. E risjell me nje orkestrim te Adrian Hiles, titullohet “Shqiperine e dua se jam shqiptar, Kosoven e dua se jam kosovar”. Besomeni se eshte version shume me i bukur se “Xhamadani”, qe solla dy vite me pare. Po sot, nisin edhe xhirimet e videoklipit te kesaj kenge, me nje flamur 250 metra te gjate e te gjere. Nderkohe, kam perfunduar videoklipin me Ramadan Krasniqin. Kjo kenge eshte nje tjeter kompozim i Adrian Hiles me titull “Me nuk jemi”. Ndersa ne shtator vjen kenga tjeter me te madhin Sabri Fejzullahu. Kam filluar me koncertet, si ne diaspore dhe ne Shqiperi. Kam nje axhende shume te ngjeshur per veren. Eshte bukur ta kalosh veren me art. (eraldo rexho/Bluetooth/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento