Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

martedì 17 luglio 2012

Adelina Tahiri: Ezeli me kërkoi numrin e telefonit, unë refuzova


Këngëtarja bukuroshe Adelina Tahiri tregon takimin e saj me një ndër aktorët më të dashur të femrave, kryesisht atyre që ndjekin serialin e njohur “Ezel”, Kenan Imirzalioglu.

“E kam takuar personalisht Kenanin kur kam qenë në Stamboll. Është një djalë shume i gjatë dhe një njeri shumë modest! Unë isha para pesë muajsh me disa miq në Turqi dhe isha në një qendër tregtare, e cila frekuentohet shume nga vipat dhe njerëzit me pushtet në Turqi, e quajtur “Istnye Park”. Ne ishim në restorant dhe aty qëlloi që të drekonte edhe Kenani. Ai po me shikonte mua thjesht si një femër e bukur dhe kaq ndërsa unë po përpiqesha të kujtoja se ku e kisha parë këtë fytyrë. Miqtë e mi më thanë e kupton dot kush është ai që po të shikon ty “ai është aktori i famshëm Kenan Imirzalioglu” ose ndryshe “Ezeli”.

Atëherë u kujtova dhe i shkova në tavolinë ta përshëndetja. Ai ishte me të vërtetë një njeri shume i thjeshtë në bisedë, por nuk mu duk i bukur, atë të bukur e bën roli që luan në telenovelë.” – shprehet Adelina.

Aktori turk duket se është “magjepsur” nga bukuroshja shqiptare dhe madje i ka kërkuar të shkëmbejnë edhe numrat e telefonit, por Adelina ka bërë atë që pak femra do ta kishin bërë, ka refuzuar.

“Më pyeti nëse isha ruse dhe i thashë se jam nga Shkupi. Kenani më kërkoi numrin e telefonit dhe ndonjë adresë kontakti, por unë refuzova t’ia jepja, pastaj ai me tha se do të vinte në Shkup dhe kërkoi të më takonte atje. Dhe nuk e kishte thënë kot, sepse kishte qenë vërtet në Shkup gjatë kohës kur unë konkurroja në “Dancing with the Star.” në Tiranë.”- vijon më tej Adelina.

(er.nu/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento