Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

giovedì 12 luglio 2012

Klajdi Musabelliu: Do ta braktisja muzikën për politikë


Pasionet dhe perkushtimi qe ka ne jete per te jetuar sa me mire dhe aktiv nuk i kane munguar asnjehere. Ky eshte Klajdi Musabelliu, i cili disa vite me pare tek “Ethet e se premtes” u duk se synimet e tij do te mbeteshin vetem aty. Por ndoshta duke mos e pare muziken si menyren me te mire per te fituar dhe jetuar, tashme synimet e tij i ka drejtuar tek politika dhe puna aktuale qe ka. Ne nje interviste per “Summer Time”, Klajdi na rrefen pasionet e tij te pafundme, largimin e tij nga festivalet, por, jo largimin e tij nga muzika, si dhe projektet qe do ta ndjekin gjate muajve ne vazhdim.

“Midis te dyjave kam mjaft kohe qe qendroj, edhe ndihem mjaft mire. Pavaresisht mendimit te botes, une kam mesuar mjaft nga politika. Ne kete udhetim 7-vjecar ne politike, tashme une di jo vetem t’i kendoj asaj, apo te kendoj per te, por kam mesuar edhe te komunikoj politikisht; organizoj fushata, takime. Pra, me pak fjale, kam marre goxha eksperience ne Levizjen Socialiste per Integrim, saqe nese ne te ardhmen do te me kerkohej apo besohej dicka konkrete, do te isha tejet i lumtur ta pranoja me kenaqesine me te madhe, edhe pse kjo do te thoshte se mund te terhiqesha perfundimisht nga bota e muzikes”, – keshtu do ta komentonte lidhjen e tij me politiken Klajdi Musabelliu. Me tej, gjate intervistes, ai na tregon dhe punen e tij me Bendin, si dhe pasionin per aktrimin.

Pershendetje Klajdi! Si po i kaloni keto dite te nxehta vere ne Tirane?

Pershendetje! Keto dite te nxehta vere ne Tirane jam duke i kaluar ne pune. Gjate javes ne sektorin e Arshives se AKBN-se (Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore) e ne fundjave, kur na lejon policia Bashkiake, perpiqemi te bejme ndopak zhurme me Banden, neper lokalet e kryeqytetit, e me gjere.

Sapo ka mbaruar kampionati “Euro 2012″, per ke beje tifo dhe mendoni se rezultati qe u finalizua ishte ideali?

Ah, mos ma kujto “Euro 2012″ se kam dale… Ne fakt, ne Europian jam me Angline dhe pakez si shume me Italine, cka do te thote se nga te dyja anet mora goditje. Nderkohe qe me la Anglia, u sula deshperimisht tek Italia, e cila po aq deshperimisht na keputi, zemren, e xhepat njekohesisht. U duk sikur Italia ne ndeshjet e fundit u zgjua, por c’e do mungonin shume lojtare te tipit Del Piero, Totti, Canavaro, te cilet do t’ia kishin lehtesuar tejet punen Kombetares Italiane, e sigurisht Super Marios, i cili tregoi se eshte ende i vogel, per te perballuar finale te tilla.

Me fillimin e sezonit veror mendoni se aktivitet jane te pakta ne Tirane apo kane marre kthese ne bregdet? Me vapen eshte larguar dhe interesi per muziken?

Per sa i perket kryeqytetit, di qe kerkesat jane te shumta per aktivitete te muzikes Live, por gje e cila ka filluar te zere ngerc, pasi jo te gjitha lokalet e nates (Pube, Clube etj.) kane leje per ta zhvilluar kete aktivitet ne zonat perkatese. Ndersa, per sa i perket bregdetit, ende nuk kam asnje informacion, sepse dypunesimi aktual nuk me jep shume kohe qe te shtrihem me gjere se Tirana.


Momentalisht, nuk ju kemi te aktivizoheni ne evente te ndryshme muzikore. Pse ka ardhur kjo mungese e juaja ne skenen shqiptare?

Ne fakt, jo se ka munguar deshira apo pasioni, por duke qene se kam filluar te merrem edhe me pune (profesion) jashte muzikes, nuk kam pasur shume kohe e mundesi qe te shqyrtoj mire ridaljen ne skene. Pastaj efekti i rroges se shtetit eshte pak i ulet. Megjithate, nese ka ndonje individ apo kompani, e cila beson ne aftesite e mia artistike, eshte e mirepritur te me sponsorizoje per realizimin artistik te ndonje produksioni muzikor apo reklamues.

Ju, se bashku me grupin tuaj, pervecse muzikes live ne clube te Tiranes do te sillni ndonje risi?

Duke qene se me grupin jam ende ne hapat e pare, pra fazen eksperimentale, nuk i kam cuar aq larg mendimet. Edhe pse jemi pritur mjaft mire nga te rinjte e kryeqytetit, mendoj se edhe kete vere, do te jemi ende thjesht duke luajtur e performuar me Covera. Per sa i perket te ardhmes, nese do te lindi mundesia dhe deshira per nje dalje “Publike-Televizive”, mendoj se edhe mund te realizojme dicka te bukur.

Pervec muzikes ka ndonje pasion te dyte per Klajdin?

Une jam nje njeri i mbushur me energji, e i hapur edhe per eksperienca te reja e te panjohura, apo pa asnje lidhje me muziken, apo me Shkencat e Komunikimit, dege per te cilen kam mbaruar edhe studimet e larta. Pra, pervec muzikes, e profesionit aktual qe jam duke ushtruar e sherbyer ne shtet, une di dhe dua shume te bej edhe dubluesin e filmave ne gjuhen shqipe. Pra, deri ne kete moment u bene tri gjera. Nuk e mohoj qe te ngas makinen e kam nje pasion tejet te theksuar (edhe pse per momentin ne pune iki me autobusin e Tiranes se Re). Nderkohe qe, kam edhe nje tjeter pasion, ate te berit te tjeret te ndihen mire ne pranine time, duke qene se kam nje tip mjaft me humor, e konstatuar kjo nga individet qe me rrethojne. Une si individ kam shume pasione, keshtu qe po e leme me kaq.

Jeni shprehur se shpesh keni tentuar te ushtroni dhe profesionin tuaj ate te gazetarit. Ju terheq si pune?

Sigurisht qe profesioni i Gazetarit, apo ai i (Public Relations) nuk jane thjesht pasione, por me shume se kaq. Duke qene se nuk kam kohe ndonjehere as te fle gjume, per momentin po vazhdoj ende me dy profesionet aktuale.

Pak me lart theksuat se keni pasion te dubloni filma shqip. Po aktrimi sa vend ze tek ju si artiste?

Ah, aktrimi… Jim Carrey… Sigurisht qe perforamca eshte goxha e rendesishme ne realizimin final te produksioneve. Aq me teper edhe kur ke brume, pra ke dhunti ta besh mire. Personalisht, kam qene, jam, e do te jem gjithnje i dashuruar me komedine. Ku ka me mire se t’i besh njerezit te ndihen mire. Mjaft miq me thone qe “Gjynah ti Klajd qe se ke bere shkollen per aktor, se te shkrin fare”.

Si e shikojme Klajdin mes politikes dhe kenges?

Midis te dyjave kam mjaft kohe qe qendroj, edhe ndihem mjaft mire. Pavaresisht mendimit te botes, une kam mesuar mjaft nga politika. Ne kete udhetim 7-vjecar ne politike, tashme une di jo vetem t’i kendoj asaj, apo te kendoj per te, por kam mesuar edhe te komunikoj politikisht; organizoj fushata, takime, pra me pak fjale kam marre goxha eksperience ne Levizjen Socialiste per Integrim, saqe nese ne te ardhmen do te me kerkohej apo besohej dicka konkrete, do te isha tejet i lumtur ta pranoja me kenaqesine me te madhe, edhe pse kjo do te thoshte se mund te terhiqesha perfundimisht nga bota e muzikes. Ama, do te doja te shkoja nje here ne festivalin Europian te Kenges, e pastaj ta mbyllja me gjithe qejf ate kapitull, per t’u futur me koke e kembe politikes.

Ku do t’i kaloni pushimet verore?

Per sa i perket pushimeve verore, realisht nuk kam nje pergjigje, sepse, sic ju thashe pak me lart, jam edhe punonjes i administrates, si i tille edhe koha eshte e limituar. Por, mendoj se nese do te kem leje, nuk do ta tradhtoj Italine dhe Jalen.

Cilat jane projekt qe do t’ju shfaqin serish ne skene?

Uroj qe e ardhmja te rezervoje ndonje surprize te bukur per mua, se per momentin jemi ne pritje te investitoreve SHA apo SHPK.

Izaura Ndoj Koha Jone

Nessun commento:

Posta un commento