Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

mercoledì 4 luglio 2012

Kleoniki Delijorgji: Më duket sikur jam në ëndërr




Është vetëm 15 vjeç dhe është shpallur “Miss”, duke thyer kështu një rekord në historinë 14-vjeçare të “Miss Shqipëria”. Kleoniki Delijorgji, është më e vogla fituese në listën e bukurosheve që kanë mbajtur kurorën e këtij konkursi gjatë gjithë këtyre viteve. Mosha e re, e ka bërë që t’i përjetojë ndryshe emocionet. Në bisedën e gjatë që bëmë për “Summer Pages”, bukuroshja 15-vjeçare na tregoi se ëndrra për të mbajtur një kurorë mbi kokë, lindi e u rrit bashkë me të. Aq sa është e ndrojtur kur fl et, aq edhe është e çlirët kur pozon.

Fjalëpakë, por me një buzëqeshje çarmatosëse. Kleoniki Delijorgji, është adoleshentja (aspak e tillë në mendime) që do të na përfaqësojë në njërin prej eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare, siç është “Miss Globe International”. Ka lindur dhe është rritur në Greqi, por ndihet më shqiptare se shqiptarët. E vetmja gjë që ka marrë nga Greqia është mentaliteti, të cilin ne e kemi të vështirë ta kapërcejmë. E ka pranuar divorcin e prindërve, si zgjedhjen më të mirë për lumturinë e të dyve…Sipas Nikit, prindërit i kanë kursyer asaj dhe të vëllait, me marrjen e këtij vendimi, dramat familjare që do të vinin si pasojë e keqkuptimeve në çift, sepse kur diçka nuk shkon, nuk shkon dhe pikë. Po sa e pati ajo përkrahjen e prindërve dhe cila është lidhja që
ka me të atin?! Kemi ndaluar specifi kisht në këtë marrëdhënie atë e bijë, sepse babai i saj nuk është një emër i panjohur për shqiptarët. Mihal Delijorgji, përveçse i njohur si ish-administratori i sport-klub “Luftëtari” (Gjirokastër), njihet nga të gjithë dhe si ish-administratori i kompanisë “Albademil” në Gërdec, post ky, i cili e shndërroi në njërin prej të akuzuarve kryesorë për tragjedinë që ndodhi më 15 mars të 2008-ës në afërsi të Tiranës. “Ai është këshilltari dhe mbështetja …ime në çdo vendim që marr”, – thotë vogëlushja, kur e pyesim për relatën e veçantë që ka krijuar me të atin. Rrëfimi i Kleonikit neve na ka befasuar; urojmë dhe besojmë që do të bëjë të njëjtën gjë edhe me ju…

Kleoniki, je shpallur më e bukura ndër vajzat shqiptare për vitin 2012. Si ndihesh?
Po jetoj çaste shumë të veçanta. Jam tej mase e lumtur, më duket sikur jam në ëndërr.
A ka qenë në fakt një ëndërr për ty pjesëmarrja në konkurset e bukurisë?
Po, që e vogël kam dëshiruar që një ditë të isha ‘Miss’. Sa herë që ndiqja “Miss Shqipërinë” ose “Miss Greqinë”, e përfytyroja veten mbi pasarelë, si vajzat që ishin pjesëmarrëse.
Kush të shtyu të merrje pjesë në këtë konkurs?
Familja ka qenë mbështetja ime më e madhe.
Ishte babi dakord?
Absolutisht po. Ai është këshilltari dhe mbështetja ime në çdo vendim që marr.
Ç’marrëdhënie ke me babin?
Marrëdhënien me babin do ta cilësoja perfekte. Ai është ndër të paktët njerëz që më kupton. Jam shumë e lidhur me të.
Ti ke lindur dhe je rritur në Greqi. Takohesh shpesh me babin?
Po, është e vërtetë që kam lindur dhe kam jetuar në Greqi për një kohë të gjatë. Prej gjashtë muajsh kam ardhur në Tiranë dhe vazhdoj shkollën këtu. Gjithsesi, sa i takon pyetjes, me babin jam takuar shpesh. Sa herë kisha pushime në shkollë vija e takoja, në të kundërt, vinte ai më takonte mua.



Je takuar me të gjatë kohës që ai s’ishte i lirë?
Po, gjatë kohës që babi kaloi atë moment të vështirë në jetën e tij, unë kam ardhur shpesh në Shqipëri për t’i qëndruar afër dhe për t’i dhënë forcë.
Si e ke përjetuar divorcin e prindërve?
Unë kam qenë e vogël dhe nuk e kam vuajtur shumë. Tani që jam rritur, mendoj se zgjedhja e tyre ka qenë e pjekur. I kanë kursyer vetes dhe mua zënka e keqkuptime, sepse kur diçka nuk shkon, nuk shkon.
Ç’marrëdhënie ke me bashkëshorten e babit?
Unë kam marrëdhënie shumë të mira edhe me bashkëshorten e babit. Ajo është shumë e afërt me mua dhe më ka qëndruar pranë, si një nënë e dytë, gjatë gjithë kësaj kohe.
Me mamin, fole pasi fitove miss-in?
Po, fola. Ajo më mori në telefon duke qarë; ishte shumë e lumtur për mua, që më në fund e realizova ëndrrën time. Mami është një ndër njerëzit më të rëndësishëm në jetën time dhe përkrahja e saj karshi meje ka qenë e pakursyer në çdo rast.
Po shokët dhe shoqet e shkollës, a të kanë uruar?
Të gjithë më kanë marrë në telefon dhe më kanë çuar mesazhe urimi, sapo spektakli ka përfunduar. Më kishin ndjekur dhe më thanë që ndiheshin krenarë për mua.
Sa të vështirë e ke pasur komportimin me ta, duke qenë se për një kohë të gjatë ke jetuar në Greqi dhe ke pak probleme me shqipen?
Është e vërtetë që unë nuk flas një shqipe perfekte, ama kjo s’më ka krijuar probleme në komunikim. Flas ngadalë, që të tjerët të më kuptojmë, dhe kjo më jep kohë t’i mendoj më mirë gjërat. Gjatë gjithë kohës në familjen time është folur shqip, ndaj dhe unë e di shumë mirë gjuhën e mëmës.
Si e mendon pjesëmarrjen në “Miss Globe International”?
E mendoj si një eksperiencë të këndshme në jetën time, për faktin se do të njihem me vajza që përfaqësojnë vende dhe kultura të ndryshme të botës dhe për këtë arsye mendoj se do të kem diçka të re për të mësuar.
Rikthehemi pak te “Miss Shqipëria”. Sa e ke ndjerë konkurrencën?
Dëshiroj të them që konkurrenca ka qenë shumë e fortë dhe për këtë arsye, nuk e besoja dot fitoren time. Ishte një nga surprizat më të bukura që Zoti më ka bërë.
E ardhmja jote do t’i takojë botës së spektaklit, televizionit?
Më pëlqen bota e televizionit, – ndonëse nuk jam një ndjekëse e flaktë e tij, – por mendoj se e ardhmja ime do të ketë të bëjë më shumë me modën. Dëshiroj që të ndjek studimet për fashion/design në Angli.
Ndërkohë, pushimet ku do t’i kalosh?
Besoj se këtu, në vilën që familja ime ka në plazh.

Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

Nessun commento:

Posta un commento