Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

mercoledì 11 luglio 2012

Lira Burgija: S’e di nëse do jem sërish moderatore e “Pasdite në TCH”


Shumë pak e dinë që në kujtimet e saj speciale ka një kurorë missi, por Lira Burgija nuk preferon ta përmendë këtë fakt, pasi bukurinë ajo nuk e kufizon dot vetëm te pamja. Për të spikatur në gazetari mendon se që të marrë përgjigje të mençura, duhet të bëjë pyetje të zgjuara. Dhe pas një sezoni eksperience të veçantë në “Pasdite në Top Channel”, Lira vendoset vetë në pozicionin e të intervistuarës, ku rrëfen për “Panorama Plus” tensionin e punës në televizion, takimet me njerëz të eksperinciave të ndryshme në studio, dhe historinë e saj disavjeçare të dashurisë.

Sapo ke mbyllyr një sezon televiziv intensiv të pasditeve në “Top Channel”. Gjatë kësaj maratone si je ndier mes personazheve që ke intervistuar?
“Pasdite” ka qenë një eksperiencë sa e bukur, aq edhe impenjative. Kjo për shkak të shumëllojshmërisë së temave të trajtuara çdo ditë, që nga problemet sociale apo historitë njerëzore, deri tek tendencat më të fundit të modës, estetika apo thashethemet. Si e tillë, “Pasdite” më ka përballur me të ftuar të ndryshëm, që nga njerëzit e thjeshtë, deri tek personazhet e njohura të ekranit dhe skenës. Komunikimi me ta më ka bërë të ndihem mirë, por çka është më e rëndësishmja, mendoj se pas çdo interviste kam mësuar më shumë qoftë në aspektin profesional ashtu edhe në atë jetësor.
Në këtë eksperiencë në ekran si gazetare profesioniste, ke kuptuar që është më e vështirë të pyesësh apo të përgjigjesh?
Në këndvështrimin tim nuk është e lehtë të bësh pyetje të mençura, ashtu sikurse edhe të kthesh përgjigje të mençura.
Në disa prej emisioneve ke pasur të ftuar personazhe, ku të është dashur t’i pyesësh për jetën private. Je ndier në siklet të bësh pyetje delikate, si reagojnë të ftuarit pas mbylljes së emisionit? Me cilët prej tyre e ke pasur të vështirë?
Pyetjet mbi jetën private të personazheve kanë qenë shpesh pjesa më delikate e intervistave, por të tregohem e sinqertë nuk mbaj mend të jem vënë ndonjëherë në siklet. Në këto raste jam përpjekur të krijoj në studio atmosferën e përshtatshme, atë të një bashkëbisedimi të hapur, në mënyrë që i ftuari të rrëfente sa më shumë të ishte e mundur.
Kjo punë në ekran të ka bërë më moskokëçarëse apo më të ndjeshme? Si ka ndryshuar jeta jote e përditshme?
Moskokëçarëse nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë. Megjithatë, puna me “Pasditen’ më ka rritur disa herë më shumë ndjeshmërinë ndaj problemeve sociale, kategorive shoqërore në nevojë apo fëmijëve me nevoja speciale.
Do të jesh sërish në këtë format, dhe do të kishe dëshiruar një ndryshim në punën tënde në televizion?
Do të më pëlqente të isha sërish në “Pasdite”, por këtë e vendosin drejtuesit e “Top Channel”, të cilët dua t’i falënderoj edhe një herë që më dhanë mundësinë të jem për dhjetë muaj çdo pasdite në ekranin më të dashur të gjithë shqiptarëve.
Shumë pak e dinë që ti ke fituar kurorën e “Miss Tirana”. Çfarë është bukuria e një femre në konceptin tënd?
Shumë pak e dinë, kurse unë e harroj gjithmonë (qesh). Bukuria në radhë të parë është shumë subjektive. Çfarë është e bukur në syrin tim, mund të mos jetë për ju dhe e anasjella. Sa i përket konceptit që kam personalisht për bukurinë tek një femër, është shumë më tepër se thjesht aparencë apo thënë ndryshe “bukuri në lëkurë”. Gjithmonë kam menduar se nuk mund të ekzistojë bukuri e jashtme pa atë të brendshmen. Pastaj është edhe një kompleks gjërash që nga mënyra se si sillesh, flet, gjestet që përdor, mënyra si ecën etj.
Ndërkohë që nuk mund të shpëtosh pa një pyetje private, ç’mund të thuash për fejesën tënde? Kush është djali dhe sa kohë keni që jeni bashkë?
Jemi bashkë prej vitesh. Pa u zgjatur shumë, mund të them që jam me fat që kam njohur një person si ai. Plotësojmë njëri-tjetrin në të gjitha kuptimet.
Cilat janë ambiciet e tua në televizion, cili mund të jetë një show që e synon?
Thonë që ëndrrat nuk tregohen se pastaj nuk realizohen (qesh).

KLOTILDA HARKA PanoramaPlus

Nessun commento:

Posta un commento