Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

venerdì 15 giugno 2012

Çiftet që flenë bashkë jetojnë më gjatë


Është paksa paradoksale që të mendosh se një çift mund të flejë i ndarë. Por nuk është e pamundur, pasi sot njerëzit zgjedhin të jenë sa më praktik. Çiftet preferojnë të flenë të ndarë nëse njëri prej tyre gërhet natën.

Por një studim i kryer kohët e fundit tregon se nëse e ndan shtratin me një person tjetër jeton më gjatë. Hulumtuesit e Universitetit të Pittsburgh në SHBA besojnë se të fjeturit pranë dikujt të ndihmon të ulësh nivelin e hormoneve të kortizonit që janë të lidhur me stresin, kjo ndoshta për faktin se rrit ndjenjat e sigurisë dhe besimit.
Nëse këto hormone mungojnë ose vijnë duke u pakësuar, studujesit pohojnë se rritet rreziku për sëmundjet e zemrës, depresionit dhe stresit. “Gjumi është një faktor me rëndësi i cili lidhet drejtpërdrejt me sëmundjet kardiovaskulare dhe psikologjike”- ka deklaruar udhëheqësja e kërkimit Wendy Troxel.

Nessun commento:

Posta un commento