Ishte vetëm çështje ditësh, kur çifti i famshëm hollywoodian do t’i thoshin njëri-tjetrit PO.
Matthew McConaughey është martuar me të dashurën e tij, modelen braziliane Camila Alves.
Edhe pse për të dhe torzon e tij të përkryer u ‘ndalet’ fryma shumë femrave anembanë botës ndërsa meshkujt ia kanë lakmi, aktori i famshëm 42-vjeçar edhe zyrtarisht i ka thënë ‘PO’ partneres së tij, 29-vjeçares Camila, pas gjashtë vitesh së bashku. Çifti
nga romanca e tyre ka dy fëmijë, Levinin 3-vjeçar dhe 2-vjeçarin Vitus.
Sipas revistës “People”, çifti u martua në rrethin e miqve të ngushtë dhe familjes në shtetin e Teksasit. Martesën intime nuk e kanë publikuar nëpër media, por ata donin që të kënaqeshin me atë moment intim.
Ndërsa McConaughey i ka propozuar që të martohen në ditën e Krishtlindjeve të dashurës së tij dhe kështu ai i organizoi një surprizë.
Është interesante se Matthew këtë lajm e ka ndarë me adhuruesit e tij në Twitter: “Unë tani sa po i kërkova Camiles të martohet me mua, Krishtlindje të lumtura për të gjithë,” shkroi aktori.
Nessun commento:
Posta un commento