Jill eshte e vendosur se binjaket Jacob dhe William, te cilet linden para kohe jane femijet e fundit qe ajo mbajti ne trupin e saj.
Binjaket linden permes nje operacioni cezarian 8 jave para parashikimit dhe i rrezikuan jeten Jill-it, e cila humbi nje sasi te konsiderueshme gjaku. Zonjusha Hawkins eshte beqare dhe tani ne moshen 47-vjeçare ka vendosur qe te mos rrezikoje me.
Por miqte e saj thone se keshtu ndodh gjithnje me Jill; ajo pas nje lindje eshte e vendosur qe te ndaloje, por ndryshon mendjen disa muaj me vone.
“Tani eshte koha qe une te ndaloj. Une nuk mund te rrezikoj jeten e nje bebeje e po ashtu edhe jeten time. Ndihem keq qe linda dy femije premature. Por edhe une rrezikova shume”, rrefen Jill.
Binjaket erdhen ne jete dhe tani ndodhen ne mbikeqyrjen e mjekeve. Prinderit e vertete jane nje çift qe kane nje vajze 10-vjeçare te lindur natyralisht, por qe e paten te pamundur te kishin femije te tjere ne kete menyre.
Kur priste femijen e saj te pare si ‘surrogate mother’, Jill genjeu shefin e saj persa po ndodhte. Ajo ‘shpiku’ nje partner dhe u tha kolegeve se femija vdiq pas lindjes, duke ngjallur keqardhje te njerezit me te cilet punonte.
Nje vit me pas ajo priste serish nje femije, ndersa u diagnostikua me depresion. Ne vitin 2004 ajo ndihej aq e merzitur sa tentoi qe te vetevritej duke marre nje mbidoze ilacesh. Zonjusha Hawkins paguhej 12 mije paund per çdo shtatzani, por kurre nuk kishte rene ne dashuri. Megjithate ajo shprehet e kenaqur sepse shtatzanite e kane permbushur si grua.
“Fatkeqesisht nuk ka mjaftueshem gra, te cilat jane te afta ose jane deshire per te kryer shtatzani ne favor te disa çifteve. Une jam me fat qe kam patur kushtet, por asnjehere nuk kam dashur femije per veten time”, thote Jill.
Nessun commento:
Posta un commento