“Që e vogël, në kopsht kam dashur mikeshën e ngushtë, më pëlqente aroma e saj”. Ky është rrëfimi i lesbikes shqiptare. Ana, e cila nuk trembet të rrëfeje dëshirat e saj tregon shumë për publikun. “Shiko do të jem e sinqertë në gjithçka që do të tregoj, në çdo përjetim dhe do të jetë një udhëtim mbrapa në kohë, i bukur edhe për mua.
Lind apo bëhesh lesbike nuk e di çfarë rëndësie ka, është një ndjesi, diçka që të vjen përbrenda, është më e fortë se ty”. Ajo thotë se është dashuruar për herë të parë me zyshën e muzikës. “Ka qenë zysha e muzikës, ishte një vajzë e re dhe shumë e ëmbël, mbaj mend kam qenë 14 vjeçe dhe e di që e dashuroja. Më rrihte zemra sa herë e shikoja, i blija çokollata pa fund, lule, çokollata. Dhe ëndërroja për të, vetëm në dhomë mbi libra, si mund të ishte ta puthja, ta prekja, t’i merrja erë”, rrëfen Ana. Nga ana tjetër, lesbikja shqiptare thotë se nuk është tërhequr nga gocat e klasës se kanë qenë të shëmtuara.
Nessun commento:
Posta un commento