Pagine

Kerko

fb like

Ads

Ads

martedì 29 maggio 2012

Çiljeta: Nisem për Meksikë, s’jam në finalen e “Top Fest”



“Just Çiljeta” është projekti i saj i rradhës. Vetëm se këtë herë, nuk bëhet fjalë për një këngë…Sikundër është shkruar këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e kthyer me kohën në një ikonë seksi, do t’i hyjë biznesit. Ka vendosur të çelë në Tiranë një butik me veshje firmato, si ato që ajo vetë vesh. Nga ana tjetër muzikën nuk do ta lërë kurrsesi pas dore. Pavarësisht se finalen e “Top Fest”-it, nuk do ta prekë dot si pasojë e një udhëtimi që i duhet të bëjë drejt Meksikës, ajo shprehet optimiste për konkurrimin në këtë festival, duke thënë si për fund se: ‘atë që desha e mora’.



Si po e pëjeton këtë periudhë të ngarkuar me punë? Po lodhesh? Çfarë bën për t’u shlodhur pas një dite të gjatë pune?
Si çdo herë tjetër, megjithëse tani është shtuar edhe një angazhim tjetër siç është butiku. Uroj shumë që edhe këtë vit, t’ia dal të gjej balancën mes punës dhe qejfit. Këtë javë për shembull do të nisem me një grup gocash në Meksikë, na martohet një shoqe atje dhe do shkojmë të festojmë me të.
Çiljeta këndove ‘live’ në një festival të rëndësishëm siç është “Top Fest”? Ishte një lloj sprove për ty kjo zgjedhje?
E mora si një sfidë me veten, pastaj me të tjerët, ndonëse duhet thënë që kjo nuk është as e para dhe as e fundit herë që unë këndoj ‘live’. Kam kënduar në koncerte ku ka me qindra njerëz siç kam kënduar në studio të rëndësishme televizive. Një prej tyre ka qenë edhe “E Diela Shqiptare”.
Sa ka dhënë Çiljeta nga vetja në këtë këngë?
Kam dhënë mjaftueshëm, aq sa për ta quajtur këtë performancë të mirë. E dua shumë këtë këngë, për vetë stilin që ka dhe besoj, – të paktën këtë feedback kam marrë, – që e kam realizuar me sukses.
Do jesh në finale?
E ceka pak më lart që nisem për Meksikë. Një mike e imja shumë e mirë martohet dhe dua që të jem patjetër në dasmën e saj. I kam njoftuar kohë më parë drejtuesit e “Top Fest” dhe kështu siç e kuptuat nuk do të jem në finale. Qëllimin që i kisha vënë vetes e arrita. Publiku e priti shumë mirë këngën.
Duhet të presim ndonjë hit veror nga ti?
Natyrisht, jam duke punuar për këngë të re. Jam duke zgjedhur materiale dhe shumë shpejt, do të vij me një videoklip.
Ndërkohë puna jote tanimë është përqëndruar në diçka tjetër që nuk ka fare lidhje me artin? Pse kjo zgjedhje për të bërë biznes?
Më ka pëlqyer gjithmonë angazhimi në biznes. Edhe më herët kam dashur të krijoj një markë timen. Hapja e një butiku, ndoshta është hapi i parë, kurrë s’i dihet. Pastaj më pëlqen që veç këngës të kem edhe një angazhim tjetër, diçka tjetër që t’i përkushtohem. Dhe pse jo, një butik veshjesh, duke qenë se jam edhe vetë e apasionuar pas modës do të më bënte mirë (buzëqesh).
Si ka nisur kjo punë e re? Mendon që nëpërmjet imazhit tënd shitjet do të jenë të mëdha?
Mendoj padiskutim që emri im do të ndikojë, por natyrisht edhe cilësia e veshjeve do të bëjë diferencën. Jam përpjekur të zgjedh me kujdes veshje të markave më të njohura dhe jam e bindur që të gjithë do ta gjejnë veten në atë butik.
Kush e bën përzgjdhjen e veshjeve?
Unë vetë e kam bërë dhe do ta bëj.
Mos është kjo një mënyrë për të mos shpenzuar dhe ti pafund për veshjet e tua?
Unë gjithmonë e kam bërë, kështu që tani vetëm sa do të jem më në koherencë me tendencat.
Jemi në prag të stinës së nxehtë? Ku dhe me kë i ke planifikuar pushimet?
S’kam bërë ende ndonjë plan konkret, duke qenë se pjesën më të madhe të kohës gjatë verës e kaloj në koncerte. Këtë vit ndoshta bëj një pauzë pak më të gjatë, po ende nuk e kam vendosur. Eraldo Rexho Bluetooth

Nessun commento:

Posta un commento